29 Mars 2024

Udhëzimet prej mafiozi të Don Andrea Lorenzo Capussela !

Behxhet Sh.SHALA - BAJGORA

Don Andrea tregon rrugën për anarki :  Pjesa dërrmuese e qytetarëve të Kosovës nuk kanë dëgjuar kurrë për emrin e don Andrea Capussela dhe as tash besoj se nuk e dinë kush është ky farë tipi i cili u bë i gjallë vetëm pasi  nuk ia vazhduan kontratën e punës në AKP ku kishte para me thasë.

Pasi që ishte lojtar i rëndësishëm gjatë procesit të privatizimit të pronave shoqërore në Kosovë e që përkthyer në gjuhën shqipe i bjen se ky.

Me të tjerët, ndërkombëtarë dhe kukulla të prodhimit vendorë në mënyrë të pamëshirshme e shkërdhyen pasurinë e Kosovës duke e falur ( shitur ) për asgjë hiç! Proces më të kriminalizuar të privatizimit se që ka ndodhur në Kosovë nuk e besoj se të ketë ndodhur dikund tjetër ndërsa Andrea , sot , nga një distancë sigurie po përpiqet si Ponti Pilati, që pas krimit ( privatizimit ).

Pjesë aktive e të cilit ka qenë  deri sa që për “ shkaqe morale “ nuk iu vazhdua kontrata , t’i lajë duart nga përgjegjësia konkrete duke i fajësuar të tjerët dhe duke i udhëzuar që të përdorin metoda të sofistikuara kriminale për marrje të pushtetit dhe heqje të pushtetit të kundërshtarëve politikë që ai i cilëson pa mëdyshje armiq. Deri sa ishte brenda strofkës ( Agjencisë së Privatizimit ) nuk bëzante sepse e ndante tortën me të tjerët ndërsa tash , jo rrallë moralizon për një shtet ligjor , respektimin e ligjit, luftimin e dukurive negative, luftimin e korrupcionit dhe krimit të organizuar , zbatimin e kushtetushmërisë , merret me krimet e luftës, me krime ekonomike, politika fiskale, projekte ekonomike ,

Merret me GJK dhe Presidenten si dhe me trajtimin e të burgosurve dhe politikën korrektuese në Kosovë. Me një fjalë po delë të jetë i gjithanshëm dhe i gjithdishëm një administrator i nivelit të ulët ndërkombëtar i cili, duke  shfrytëzuar kompleksin e inferioritetit e një numri jo të vogël të politikanëve kosovarë të veshur me injorancë , mosdije dhe bosht kurrizor tejfleksibil , u shndërrua në Zot të cilit duhet t’i falen të gjithë! Edhe ata që e kanë pasur për detyrë zyrtare sepse kanë bërë allish – verishe të mëdha në procesin e privatizimit sikur edhe ata që ndaj këtij mashtruesi nuk kanë pasur dhe nuk e kanë as një detyrim!

Tash, ky “ moralizues “ është bërë kolumnist dhe merret me aktualitetet kosovare me disa analiza ‘ udhëzuese “ e që në fakt janë koordinata të qarta për rrugë drejt anarkisë. Dhe përmbysjes me dhunë të institucioneve legale dhe legjitime të Kosovës. Ai, në analizat e tija nuk shfaq respekt për askend në Kosovë madje i fyen dhe përqesh në mënyrë të paskrupullt ata me të cilët deri dje hanin dhe lëpinin të njëjtën pjatë!

Ai e udhëzon   “ opozitën “ ( me futje nën thonjëza  nuk e dallon fare nga pozita ) si ta hjek qafe pozitën. Haptasi thotë se nuk ka fare respekt dhe besim në “ opozitën “ dhe , pa mëdyshje , edhe pozitën edhe opozitën i konsideron si kriminale  mirëpo kjo nuk i pengon që të anojë nga “ opozita “ sepse ajo qenka e fisnikruar me VV ( të cilën për shkak të frymës së përbashkët anarkiste e glorifikon ) duke i pregatitur strategji për marrje të pushtetit sipas modelit Lao Ce dhe Nikolo Makiavelit .

Don Andrea e urren pozitën ndërsa e përqesh aq shumë “ opozitën “ deri në tallje duke shfaqur haptas se asaj nuk i beson dhe i udhëzon që sa më shumë që kërkohen nga pozita duhet ta ngrejnë çmimin e shitjes duke mos pasur fare dyshim se ata do të shiten. Ky Don Andrea e urren shumë edhe Presidenten Jahjaga prandaj kërkon që ajo të sulmohet deri në dobësimin e pozitës së saj. Po të kishte mundësi.

Ky doni kolumnist, sipas parimit të Alfredo Kapones dhe Laki Luçanos do ta dërgonte GJK e sidomos kryetarin e saj , Enver Hasanin atje ku Dante Aligeri e bëri arkitekturën prej Nëntë  Rrathëve i quajtur Ferr nëpër të cilën domosdoshmërisht do të duhej të kalonin të gjithë ata që e kanë për synim Parajsën dhe të cilën për shkaqe objektive apo subjektive  nuk e kanë merituar.  Madje, edhe nëse Enver Hasani do t’i kalonte me sukses të gjithë rrathët e ferrit , në të kaluar në parajsë, don Andrea do ta kthente përsëri në fillim të procesit për ta vazhduar deri në pafundësi procesin e riciklimit.

Urrejtja e don Andreas ndaj presidentes dhe GJK ( dhe Enver Hasanit ) është e pamatë. Duke bërë thirrje publike për rrëzimin e presidentes dhe GJK  përmes protestave të fuqishme pasi e vlerëson rolin e VV në këto protesta , doni i privatizimit kriminal bënë thirrje publike për përmbysje të rendit kushtetuse dhe bartësve të saj. Ai udhëzon “ opozitën “ se me marrjen e pushtetit marrin shumë para prandaj ia vlen të sakrifikohen.

Madje, thotë se me marrjen e pushtetit përveç parave do të kenë mundësi që një pjesë të pozitës  ta dërgojnë në burg. Don Andrea i privatizimit kriminal , sikur të gjithë ndërkombëtarët , një pjesë e të cilëve ka qenë pjesa më aktive , zemra dhe truri i krimit të organizuar në Kosovë që janë fshehur dhe fshihen prapa imunitetit me të cilin janë veshur që nga dita e parë të misionit të tyre në Kosovë po e luan rolin e ndërsyesit për një luftë civile në Kosovë duke llogaritur se as pozita nuk do të qëndrojë duarkryq .

Ky e di fare mirë se pozita mund ta vë në lëvizje anëtarësinë dhe përkrahësit e shumtë që i ka  prandaj e udhëzon “ opozitën “ ta ngre gatishmërinë luftarake në nivel para shpërthimit të luftës duke ngritur tensione të vazhdueshme përmes kryengritjes së protestave e që qëllim përfundimtar do ta kishin anarkinë e pakontrolluar me një luftë civile shumë të mundshme.

Porosia , udhëzimet , mësimet , rekomandimet e don Andrea Capussela për “ opozitën “ janë të liga siç është edhe vet ai, me një qëllim shkatërrues të një “ miku ndërkombëtar “ i cili asgjë nuk bëri për Kosovën përveç se përfitoi në mënyrë të kundërligjshme duke kontribuar dhe përkrahur një proces kriminal  të privatizimit të cilin tash , i siguruar  nga një përgjegjësi penale eventuale , gjoja e demaskon si një proces të dëmshëm për Kosovën. Don Andrea Capussela i përqesh edhe ndërkombëtarët duke i kategorizuar  sipas kritereve të tij dhe duke sugjeruar se nuk duhet të dëgjohen fare fjalët e këtyre ndërkombëtarëve “ të vegjël “

sepse ata nuk qenkan zëri i Washingtonit dhe Brukselit! Ky farë doni  i privatizimit është një fashist i vogël sepse bënë dallime brenda llojit dhe  kërkon të bëhet luftë gjithashtu brenda llojit .

Atij vendorë por edhe ndërkombëtarë! Po të kishim politikanë të përgjegjshëm dhe të cilët interesin e vendit dhe të qytatarit do ta kishin mbi interesin personal , kjo ftesë publike e donit të kriminalizuar të privatizimit do të injorohej duke e lëshuar me ujë pas një procesi fiziologjik dhe atij nuk do t’i lejohej të hyjë fare në Kosovë sepse po thërret botërisht për anarki ,

Si hyrje në një luftë qytetare. Doni i privatizimit nuk e do as pozitën e as “ opozitën “ prandaj as këta nuk duhet ta dëgjojnë këtë bukëpërmbytës të pavlerë . Sepse  ju konsideron si të pavlerë, të kriminalizuar , hajdutë , që bliheni me para dhe duhet ta fitoni një “ çmim të sertë” , të padinjitetshëm, që nuk keni parime , të pabesë etj.etj. Mendoni tash a do t’i përfillni  këto “ udhëzime “ për kapje të pushtetit të donit mafioz apo do të uleni dhe të bisedoni sepse , edhe pas kryengritjeve të protestave që ua sugjeron ky farë mashtruesi, përsëri do të duhej të bisedoni.

Edhe një dorëheqje për “ parime “: Gjyqtari  amerikan i GJK , David Carolan  dhe dorëheqje nga GJK. Reagimet ishin , sidomos këta të Bllokut dhe atyre afër tij se në Kosovë ende paska asi që kanë parime, kredibilitet moral dhe integritet profesional  prandaj e ka lëshuar GJK të kapur nga PDK, SHIK, krimi i organizuar , korrupcioni etj. Këtë  pohim e mbështetën në faktin se z. Carolan dy herë ka ndarë mendimin kur është vendosur për rastin Isa Mustafa duke votuar kundër vendimit që e ka marrë GJK.

Në fakt, po të bëhej fjalë vetëm për parime , z. Carolan do të jepte dorëheqje menjëherë pas seancës së parë kur u pezullua Isa Mustafa si kryetar i Kuvendit.

Pastaj, do të tërhiqej edhe pas seancës dëgjimore kur GJK vlerësoi me vota 6 për dhe 1 kundër ( Carolan ) se zgjedhja e Isa Mustafës kryetar Kuvendi  ishte kundërkushtetuese , si përkah përmbajtja ashtu edhe përkah procedura, Dhe ,  rasti i tretë ishte kur iu vazhdua mandati gjykatësve ndërkombëtarë . Mirëpo,  duket se parimet e shndërruara në shifra ishin shkaku i dorëheqjes së këtij gjykatësi të GJK.

Mediet po shkruajnë se për shkak të uljes së madhe të vlerës së parimeve ( eurove ) nga 25000 parime ( euro ) që i kishte deri më tani në 5000 parime ( euro ) për muaj ishin shkaku i largimit të David Carolan. Do të ishte e pandershme të flitet për “ parime “ e mos të përmenden në këtë rast Shuk C Stiveni, Don Andrea Capussela dhe ky i fundit , z. David Carolan.

Asgjë për t’u shqetëuar , asgjë për të festuar : Nesër është paraparë  të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit sipas vendimit të GJK.  Me kërkesën e Lista Srpska kjo mbledhje u shty thuaja për një javë ndonëse , pa problem ka mundur të mbahej të hënën që shkoi. Nga dita e premte deri të hënën ka pasur kohë të mjaftueshme për konsultime. Tash kemi një situatë kur GJK me vendimin e saj , e ka përjashtuar çdo mundësi që Isa Mustafa të zgjidhet kryetar me propozimin e koalicionit paszgjedhor të quajtur LANVV. Por e lë mundësinë që ky koalicion ta formojë qeverinë. LANVV, duke mbetur peng i ndarjes së parakohshme të posteve rrezikon mundësinë ta humbë mundësinë për drejtimin e qeverisë. Sa më shumë të humbë kohë duke e bërë punën e Sizifit ( zgjedhja e Isa Mustafës për kryetar ) ,

Aq më shumë i rrëshqet nga duart mundësia që LANVV ta udhëheq qeverinë . Dhe të shkohet  në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilave LANVV i ka frikën si djalli temjanit.

Me këtë humbje të kohës LANVV është duke provokuar zgjedhjet e jashtëzakonshme. Koalicioni LANVV le ta harrojë se pa një marrëveshje politike do ta zgjedhë Isa Mustafën kryetar përkundër votave të mjaftueshme që i ka. Nëse në seancën e radhës nuk votohet kandidati i PDK ( i cili duhet pranuar se nuk i ka votat por ligjet në fuqi janë në anën e tij ) atëherë zgjedhjet janë më afër se këmisha. Besoj se Isa Mustafa nuk do të pranojë të jetë kandidat për kryetar Kuvendi pas vendimit të GJK sepse do të ishte fundi i karrierës së tij politike.

Ngushëllimi te 126 dhe 127 janë mashtrim optik dhe e luajnë rolin e qetësuesit për kokëdhembje të shkaktuara pas kapjes për karriken e kryekuvendarit që , për shkak të infrastrukturës ekzistuese ligjore , janë shpresa të një shtegtari në shkretëtirën e Saharasë të cilit rëra i shndërrohet në ujë ndërsa shkretëtira në oqean.

Shpresat se GJK nuk ka kuorum për pezullimin eventual të Isa Mustafës së rizgjedhur nga tetka Millka nuk qëndrojnë sepse e kemi një vendim të GJK , që në rast të përsëritjes së skenarit të LANVV-it e dërgon Isa Mustafën në gijotinë politike duke ua humbur shpresat edhe për drejtim të qeverisë. Në situatën e krijuar janë dy zgjedhje ; ose marrëveshje politike midis blloqeve , ose zgjedhje të jashtëzakonshme . Në të parën  LANVV mund të fitojë diçka ndërsa në zgjedhje të jashtëzakonshme do t’i humbë të gjitha! Prandaj edhe u druhen zgjedhjeve të jashtëzakonshme ,

Deri në ankth. Ndryshe, nëse thonë se i kanë 2/3 të vendeve në Kuvend pse atëherë kanë aq shumë frikë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme. Në mungesë të marrëveshjes , nuk mbetet tjetër mundësi. Nuk e kuptoj pse nuk mund të ulen dhe të bisedojnë ( dhe të mos merren vesh ) kur nesër detyrimisht do të bashkëpunojnë në kuvend , komisione , borde etj.! LANVV po të kishte vepruar me urtësi, pa nxitim , pa kërcënime ,

Sot, aksionet politike do t’i kishte shumë më me vlerë! Kështu, çdo gjë e ka vënë në pikëpyetje . Madje edhe ekzistencën e koalicionit. Nuk sakrifikohet posti i kryeministrit dhe qeveria për një post të kryekuvendarit. Nuk bëhen plane se do t’i marrim të gjitha  e pas dy vjetëve edhe postin e presidentit ! Madje,  bënin plane se si ta largojnë nga posti edhe presidenten Jahjaga ndonëse e dinë shumë mirë se kjo nuk mund të ndodhë përveç se në ëndërr!

Apo hajt ta zgjedhim kandidatin e PDK për kryekuvendar e pastaj, pas dy javësh në një seancë të jashtëzakonshme, e shkarkojmë ! Ose , ta shkarkojmë Flora Brovinën, ta vendosim tetka Millkën apo Teutën e ta bëjmë Isën kryekuvendar. Për PDK –ë do të ishte shumë më mirë që kryesuesja e seancës ( në bazë të moshës ) të ishte nga radhët e koalicionit LANVV sepse edhe ajo /ai do të detyrohej të vepronte sipas vendimit të GJK. Prandaj, midis dy mundësive që iu kanë mbetur ; marrëveshjes politike dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme zgjidheni ate që e vlerësoni më të mirën . Edhe për ju , edhe për qytetarët e Kosovës !  Edhe  ju të pozitës ,

Edhe ju të opozitës. Nëse mbështeteni ekskluzivisht te LS atëherë nuk jeni kapur për rrënjë e as për trungu por jeni kapur për dushk dhe gogla! Apo, mbahuni për “ udhëzimet “ dhe “ mësimet “ e Don Andrea Capussela për ta bërë punën m.. deri në fund!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)