25 Prill 2024

Letër e hapur drejtuar Fatmir Limaj

Shkruara nga Kushtrim Gashi

 I nderuar Kryetar i Nismes për Kosovën, Fatmir Limaj, po ju drejtohem si qytetar i Malishevës, pra i vendit prej nga vini edhe ju, lidhur me padrejtësitë e mëdha që po ndodhin në Malishevë, përkatësisht në fushën e arsimit.

I nderuari Limaj po e nisi me slloganin tuaj gjatë fushtës elektorale “Ne mbajm fjalen”. Atëhere mbaje fjalen dhe ua kthe dinjitetin shkollave të Malishevës, mësimdhënësve, dhe nxënësve, sepse ju fëmijet tuaj i shkolloni në SHBA e jo në Malishevë.

Në një takim me intelektualet e Malishevës në maj të këtij viti ndër të tjera theksuat se “pavarësisht bindjeve, askush nuk guxon askënd ta largoj nga vendi i punës. Jemi vend demokratik, votojmë si të dëshirojmë, mirëpo jo me kushtëzime dhe këtë Nisma nuk e ka praktikuar, e nuk do ta bëj kurrë.”

Tanime ajo se çfarë po ndodh në Malishevë është saktësisht e kundërta e asaj çfarë premtuat ju dhe ky është vetëm fillimi i “okupimit” të pushtetit nga ana juaj.

Me direktivat tuaja qeverisja lokale në Malishevë në vend se të bënte përgaditjet për fillimin e vitit të ri shkollor, ajo ka bër kërdin, duke përdor politiken e spastrimit partiak në shkollat e Malishevës.

Njerëzit e fortë në aspketin politik dhe në ndergjegjen e tyre nuk mashtrojnë dhe manipulojn bashkëvendasit, por i afrojnë dhe ju ndihmojnë atyre.

Kësaj radhe, ju zgjodhet mashtrimin në vend të besimit dhe hakmarrjen në vend te faljes, duke u verbuar kështu nga pushteti si dhe vasalet tuaj në përpikmëri po zbatojn urdhrat tuaj. Listen e pranimit të mësimdhënsve e perpiluan vllau juaj Demiri, Ali Xhyliqi dhe Haxhi Shala, ashtu si kërkuat ju dhe padyshim kjo është një arritje “historike” nga ana juaj.

Ju jeni ai i cili më së tepermi jeni ballafaquar me drejtësin dhe çdo herë keni kërkuar drejtësi, por tanime kur e pat mundesinë të vendosni drejtësi në vendëlindjen tuaj e betë të kundërten e saj.

Padrejtësia më e madhe është drejtësia e të padrejtit, në këtë rast drejtësia juaj Limaj, andaj terë jetën do ta mbash këtë njollë në ndërgjegjen tënde.

Në vitet 90-ta, në kohën e regjimit jugosllav janë larguar shqiptarët nga puna dhe atë vetëm pse kanë menduar ndryshe, ndersa tani në vitin 2014 me direktivat tuaja janë larguar bashkëvendasit tuaj nga puna dhe per çudi për të njejtën arsye, se nuk kanë menduar si ju, por ndryshe.

Arsimi në Komunen e Malishevës ka nevojë për cilësi me të mirë, për laboratore, për kabinete, për fusha te sportit e për shumë qka tjetër, por më së paku ka nevojë për partizim dhe hakmarrje. Po ju drejtohem si një qytetar i pakënaqur lidhur me padrejtësitë që janë berë në Komunën e Malishevës.

Pakënaqesia në Malishevë dita ditës vetëm po rritet dhe atë si rezultat i veprimeve dhe mashtrimeve tuaja, keshtu qe ashtu si ju ka votuar Malisheva, ashtu edhe do të ju ndeshkoj dhe në ketë rast me pëlqen të citoj ““The Good, the Bad and the Ugly”: “I like big fat men like you. When they fall they make more noise”. (Më pëlqejnë burrat e mëdhenjë e të trashë si ju. Kur rrëzohen bëjnë më shumë rrapëllimë). Në mënyrë që rrëzimi dhe zhurma të jenë fenomenale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)