25 Prill 2024

Shamitë turke-arabe nuk janë pjesë e kulturës dhe veshjes shqiptare

Shkruar nga Xhevat Bislimi

Lexova diku nje reagim te "Shamise" se Hashimit per punen e shamise turke-arabe, te cilen kjo "Shami" e Hashimit e quan hic me pak se \"pjese te kultures se popullit shqiptar"!!

Duket qe kjo fare "Shamie" akoma mendon e beson se mund t'i shes popullit shqiptar dushk per gogla!

Nuk kam asgje kunder ne percaktimet e njerezve per t\'u veshur sic duan (kuptohet duke respektuar moralin publik...) apo per t\'u deklaruar sic duan.

Dikush prej shqiptareve thote jam "turk", dikush "arab", dikush italian, grek, gjerman, francez...

Dikush me plis te bardhe, dikush me kackete, dikush kryeshtruar... Dikush me "farmerka", dikush me pantallona alafranga...

Dikush me fustan, dikush me dimi, dikush me pantallona... Dikush me shall, dikush me shami, dikush me frizur alafranga...

Dikush prej shqiptareve falet e lutet ne gjuhen shqipe, dikush ne gjuhen arabe, greke, maqedone... "Problemi" lind kur dikush perpiqet dhe angazhohet qe percaktimin e tij (te organizates...) kombetar, kulturor, fetar, ideologjik, menyren e jeteses... t\'ua imponoje te tjereve-shoqerise...

E, jo. Nuk mundet "Shamia" e Hashimit me ia shit popullit shqiptar shamine e saj arabe per shami shqiptare...!!

Perpjekjet per ta imponuar edhe ne shkolle ne emer te lirive dhe te drejtave te njeriut e vertetojne me se miri anagzhimin e tyre kunder lirive dhe te drejtave te njeriut...!

Sipas ketij kuti, ne emer te lirive dhe te drejtave te njeriut, njerezit mund t\'i kthejne xhamite ne vende ku pihet alkooli, ku kendohet e vallezohet... Shkollate nuk mund te behen xhami, as kisha...

Tjeter mision ka shkolla, tjeter kafeneja, tjeter xhamia, kisha, shtepia, zyra e shtetit-publike...

Ate qe nuk munden ta benin nder shekuj pushtuesit e huaj nuk do te mundet ta beje as \"Shamia\" e Hashimit, as \"mjekrra\" e tij dhe as te gjithe bashke...

Shamite qe mbajne sot disa vajza apo gra ne Kosove dhe ne mbare Shqiperine jane ose arabe, ose turke... Varesisht prej asaj se kush e ka \"porositur\", ose kush ia lane parate...

Njesoj edhe me mjekrrat... Gruaja ilire-shqiptare nder shekuj ka mbajtur shamite dhe veshjet me te bukura qe njihen ne bote... Xhubleta ilire-shqiptare, qe ruhet edhe sot, eshte te pakten 4 000 vite e vjeter...

Pra veshja shqiptare, edhe shamia e gruas shqiptare eshte me vlera te rralla kulturore dhe artistike, nuk eshte si keto shamite turke-arabe, qe dikush i mbane per ta mbjelle dhe perhapur \"kulturen\" arabe-turke nder shqiptaret...

Kot e keni! Po te ishte aq e lehte nuk do te mbijetonte xhubleta dhe veshja shqiptare per mijera vite... Pra, nese dikush ha bar per parate qe merr, populli shqiptar nuk ka henger dhe nuk han bar...

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)