24 Prill 2024

Letër e hapur atyre që mendojnë të jenë timonierë të Kosovës

Mos harroni se janari po vjen !

Qershori iku qe moti. Zgjedhjet e atij muaji na bënë të krenohemi për ca ditë se e tërë bota na lavdëroi. Kjo sikur u ra në kokë disa liderëve dhe sikur nuk durojnë lavdërimet.

U nis një rrugëtim drejt timonit të Kosovës. Prit e qit  dhe po na zë shtatori pa Qeveri e institucione që duhej të krijoheshin si fryt i zgjedhjeve të qershorit. Pse po ndodh kështu dhe se a është mirë kjo le të flasin opinionistët e analistët. Le të mendojnë liderët, por a është mirë kështu populli e thotë në heshtje.

Ajo që më shtyri ta shkruaj këtë letër nuk është politika, po stresi  e shumë pyetje që lidhen me arsimin dhe të punësuarit në këtë sferë shumë të rëndësishme për shtetin. Këtë letër e shkruaj vetëm sa për t\'i kujtuar ata që mendojnë të jenë timonierë të Kosovës se janari po vjen.

Lexuesi dhe timonierët  pretendues do të pyeten, mbase, pse janari? Eh, po mos të harrojë as njëri që do ta shoh vetën timonier se Marrëveshja Kolektive dhe po ashtu edhe Kontrata Kolektive presin të vihen plotësisht në jetë në janarin e vitit 2015. Kështu u kemi thënë e u kemi premtuar të punësuarve në sektorët publikë të Kosovës.

Madje, ky nuk është premtim, ai është obligim sepse pa as edhe një presion, po me mirëkuptim e atmosferë festive janë nënshkruar edhe Marrëveshja e Përgjithshme , po edhe Kontrata Kolektive për Arsimin Parauniversitar të Kosovës.

Publikisht e para gjithë medieve është thënë se pasi në këtë vitin 2014 nuk janë bërë planifikime buxhetore, pikat që kërkojnë implikime buxhetore do të vihen në jetë në janarin e vitit 2015.

Mësimdhënësit e kuptuan se ashtu ishte dhe duke u nisur nga fjala e dhënë publikisht e para medieve pranuan nënshkrimin e Kontratës.

 Ata kanë dhënë afat sepse janë të tillë. Ata janë të kuptueshëm dhe e duan shtetin e  tyre sepse janë nga shtyllat kryesore të krijimit të tij. Ata edhe besojnë në Marrëveshjet, por po u vunë në pikëpyetje ato  në janar nuk do të lëshojnë pe.

Nëse nuk u dilet në fjalë dhe nuk vihen në jetë edhe ato tri nenet për shujtën, shpenzimet e udhëtimit  dhe pagat  për pensionistët, atëherë të punësuarit në Arsimin Parauniversitar të Kosovës të prirë nga organet përgjegjëse të Sindikatës së tyre do të tregojnë se nuk e kishin sa për të nënshkruar një Kontratë. Ata do të reagojnë me gjithë mjetet sindikale.

Prandaj, Ju që mendoni të jeni timonierë të Kosovës kujdes! Mos shkoni drejt timonit nëse nuk mund t\'i realizoni Marrëveshjet e nënshkruara. Mos shkoni drejt timonit nëse nuk nëse mendoni të luani me fjalët e dhëna dhe me Marrëveshjet e shkruara.

Mos kujtoni se do të nxirreni duke thënë se ato nuk vlejnë se janë nënshkruar ashtu e kështu, janë nënshkruar nga ky a nga ai e në frymën e zgjedhjeve.

Mësimdhënësit e çmojnë shumë shtetin e tyre dhe institucionet, por nëse ato nuk veprojnë sipas Marrëveshjeve këta mësuesit dinë të jenë shumë kategorik në mbrojtjen e kërkesave të tyre.

Ata dinë të organizojnë greva e protesta dhe të mos ndalen. Andaj, kujdes ju që po mendoni të jeni timonierë të Kosovës sejanari nuk është edhenshumë larg.

Rrahman Jasharaj,

(Autori është kryetar i SBASHK-ut)


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)