19 Prill 2024

Mbiemrat-patronimet në Sanxhak

Përdorimi i mbiemrave tek shqiptarët thuhet se ka filluar nga shekulli  XII dhe ka vazhduar deri ne shekullin XX. Gjatë këtyre shekujve të historisë  procesi i vënies së mbiemrave ka ecur nga lart poshtë.

Kështu, fillimisht janë pajisur me mbiemra shtresat e larta, më pas shtresat e hierarkisë fetare, ndërsa më vonë ka zbritur deri në shtresat e ulëta. Qëllimi fillestar i mbiemrave ka qenë për të dalluar njerëzit nga njëri-tjetri.
Ismet Azizi

Profesori i patronomisë, Bidollari, mbiemrat i klasifikon në katër kategori të mëdha. “Në kategorinë e parë përfshihen mbiemrat që tregojnë vijimësinë e birërisë. Në këtë kategori futen ata mbiemra që rrjedhin nga emrat e të parëve”.

Sipas tij, këto mund të jenë në formën e plotë të emrit si Sinani, Andoni, Abazi, por edhe në trajtat e tyre të shkurtuara si, Kola, Hysi apo Leka. Në kategorinë e dytë përfshihen mbiemrat që tregojnë origjinë ose prejardhje, si Dibra, Frashëri, Bushati, të cilët janë ndër më të përhapurit. “Kushti numër një i vendosjes së mbiemrave të këtij lloji ishte që familja që merrte këtë mbiemër të kishte lëvizur nga vendbanimi i mëparshëm. Gjithashtu, kur prijësit e familjeve të zhvendosura nuk arrinin të gjenin një paraardhës të denjë për të mbajtur si mbiemër, atëherë ata përdornin emrat e fshatrave ose të qyteteve nga vinin”.

Një tjetër kategori janë mbiemrat që tregojnë zanate dhe profesione apo tituj si, Argjendari, Furrxhiu, Kadiu, Pasha, Aga, etj. Sipas Bidollarit, një pjesë e mirë e kësaj kategorie janë në gjuhën turke, pasi periudha e vënies së mbiemrave ka përkuar në kohë me pushtimin turk. Ndërsa kategoria e katërt në klasifikimin e mbiemrave përfshin mbiemrat që janë formuar në formën e nofkave dhe llagapeve si Sakati, Qorri, Shurdhi etj. Duke iu vënë fillimisht disa personave në formën e epiteteve, me kalimin e kohës ato janë konsoliduar në mbiemra. Këto epitete kanë qenë të formave të ndryshme, me ngjyresa pozitive dhe negative por me kalimin e kohës ngjyresa e tyre ka humbur.

Në Sanxhak ka ndodhur procesi i konvertimit me dhunë por edhe  atje kanë ngelur patronimet e omonimet me rrënjën shqiptare si: Zogoviq, nga Zogu, apo Zogaj, Arnautoviq, nga arnauti, Kastratoviq, nga Kastrati, Shaliq nga fisi Shalë, Gashiq nga Gashi, Dukiq nga Duka, Dukaj, Lekiq, nga Lekë, Lekaj, Klementiq nga Kelmendi, Krasojeviq, nga Krasniq, Gjonoviq dhe Gjoni, Gjinoviq nga Gjini, e shumë patronime të tilla. Ndërsa të dëbuarit shqiptarë nga viset e dikurshme të tyre në Mal të Zi dhe Hercegovinë, me rastin e dëbimit në Sanxhak  sollën emrat e vendbanimeve sllave e shqiptare nga të gjitha viset nga ku i kishin dëbuar.

Gjithashtu në Mal të Zi, sipas Millan Shufllajit, vëllazëritë apo patronime ilire të asimiluara në malazezë janë: Manioit ilirë në Maninët e sotëm (1435); Mataguzhët afër Podgoricës (1335), Matarugët, Malonshiqët në luginën e lumit Zetë; Palabardhët në Bjelopavliqët, Vasojeviqët, Piperët, Ozriniqët, Bukumiriqët, etj.
Pas ardhjes së Muhaxhirëve boshnjakë nga Mali i Zi që ndodhi pas vitit 1875 ka ardhur deri te përzierja e popullsisë dhe nga kjo kohë fillon humbja e identitetit shqiptar. Megjithatë, në rrethinën e Rozhajës dhe Peshterit ende ruhen, doket, zakonet dhe gjuha shqipe.

Popullsia e Sanxhakut, kryesisht ka prejardhje nga fiset Kelmendi, Hoti, Kuçi, Shkreli, Shala etj.


Fisi Kelmend është më i përhapuri në Sanxhak dhe që nga lashtësia kanë qenë kryesisht të shtrirë në rrafshnaltën e Peshterit.Kelmendasit, të cilëtnjihen edhe si Malësorë (serb. Malisori- brđani ), ndahen në Vokla, Nikç, Martinaj, Muriq etj.Ata kanë qenë katolikë por me kalimin e kohës janë islamizuar. Një pjesë e vogël e tyre kanë pranuar fenë ortodokse (Aleksiqët nga Borikovci afërBajevicës, Jakovljeviqët nga Znushe, Qurqiqët nga Rogozna, Glloxhoviqët (Glođovići) nga vendbanimi Bijelih Voda dhe Prekiqët nga Dolova).

Vëllazëria Plakiqi (Pljakiċ, Plakaj) janë me prejardhje nga fisi Kelmend. Ky fis deri në shekullin XVIII kanë qenë katolik dhe është ndër fiset e fundit që pranuan islamin. Kryesisht janë shtrirë në Peshter. Shumë nga Plakiqët, pas luftërave ballkanike,i kanë ndërruar mbiemrat (Osmanuglla, Kurtanoviq), disa tjerë që u vendosën në Novi Pazar morën mbiemrat Tuzinjac. Pas viti 1912 shumë familje të Plakiqëve u shpërngulën në Kosovë. Ndërsa ata që u vendosën në Pazar në vitet e tridhjeta mbajtën mbiemrat e tyre të vjetër (Plakiq dhe Kurtanoviq).

Vëllazëria Haxhiqi – Haxhaj (Hadzići) është shumë e përhapur në Sanxhak. Konsiderohet se janë Malësor të  ardhur  nga Shqipëria Veriore dhe nga Mali i Zi i sotshëm. Janë pasardhës edhe nga fisi Shkrel dhe Kelmend. Degëzim i tyre janë edhe Zukoviqët. Haxhixhët janë të shpërndarë në vendbanimet Gujicë, Zhupë të Tutinit, Dmitrovë dhe Baqevc -Rozhajë,
Vllazëria Nokiqi –Nokaj (Nokiċi)- janë të fisit Kelmend, janë shtrirë përgjat luginës së Ibrit dhe në fushën e Rozhajës. Mund të jenë të një degëzimi me Muriqët.Dihet mirë se disa familje janë shpërngulur në Pazarin e Ri.

Ujkanët- Ujkani ( Ujkanoviċi) janë vëllazëri shumë e përhapur në Sanxhak, me prejardhje janë të fisit Kelmend. Ujkanët nga Dragollovica e Sjenicës, poashtu Kelmendas, para vitit1924  kanë ardhur në Novi Pazar të cilët ishin nisur për Turqi. Ujkanovići nga Drazhevica e Sjenicës - ata të cilët u vendosën në Pazar quhen Drazhevicani. Ujkanoviqët nga Llukara e Novi Pazarit dikur janë quajtur Duplak.Ujkanoviqët nga Kovaqa dhe Raduhovci i Tutinit, janë të fisit Hoti. Deri vonë janë quajtur Tarik.Edhe Ujkanoviqët e Baqicës së Tutinit janë kelmendas.
Vllazëria Jerebiqani janë Martinaj me prejardhje dhe janë të fisit Kelmendi.

Ajdinajt (Ajdinoviċi)- janë familje të ndryshme, të shumta  dhe nga fiset e ndryshme si nga Shala, Kelmendi, Hoti etj.
Vëllazëria Muriqi janë po ashtu kelmendas nga prejardhja. Më të përhapur janë në trevat e Rozhajës: Llomnica e Epërme dhe e Poshtme,Pak ( Bač), Besnik, mandej në Peshter, në Qosaj (Cosović)dhe Braćak, gjegjësisht në Tutin, Vele Pole, Gnjillë, Shpilan të rrethit të Tutinit. Muriq ka edhe në Murinë të Plavës. Ka edhe shumë  të përhapur nëpër fshatrat e rrethinës së Pazarit të Ri.Por, numër i madh i tyre gjendet në qytetin e Novi Pazarit.Shumë prej tyre i kanë ruajtur mbiemrat e vjetër por një numër i konsiderueshëm ikanë ndryshuar. Shumë prej tyre sot kanë marrë mbiemrat:Zekiq, Tahiroviq, Selimoviq, Selamnoviq, Ahmetoviq, Muqoviq Omeroviq, Dudiq, Ikiq etj.

 Lajqi (Ljajiċi) janë kelmendas dhe me origjinë janë kryesisht nga treva e Rugovës të cilët janë vendosur në vendbanimet Pepaj (Pepić), Joshanicë, Duganjivë, Posutanë, Malevicë, Mali Shtupal, Drelaj, Buxhov(Bandzov), Pllunci. Në Sanxhak ata shtrihen nga Rozhaja deri në malet e Golisë. Përhapja më e madhe e tyre është në Peshter dhe Duga Polanë. Shumë nga ta kanë ndryshuar mbiemrat dhe me kalimin e kohës janë shpërngulur dhe janë vendosur në Pazarin e Ri. Ndër ta njihet Adempashë Lajqi nga mesi i shek XIX.

Kelmendas janë edheHamidoviqët, (Hamidovići),të cilët i kanë banuar vendbanimet: Qukotë, Prush (Pruzanj), Delimexhë, Melajë të Tutinit. Hamidoviqët dikur janë quajtur Cakoviq. Banorët më të vjetër janë në vendbanimin Melaje. Hamidoviqët e fshatit Smolucë të Tutinit janë të fisit Shalë .

Murteziqëtjanë të fisit  Hoti dhe jetojnë në Krushevë afër Novi Pazarit. Edhe këta deri vonë kanë qenë pjesëtarë të fesë katolike. Pas vitit 1950 gjashtë familje janë vendosur në Novi Pazar.

Ganiqët (Ganići) Janë me prejardhje nga fisi Kuç. Në Rozhajë ndahen në: Fetahoviqë, Beqiragaj, Ganiqë, Kardoviqë, Qollaku (Qolakoviq) dhe  Haxhixh. Personalitetete njohura të Ganiqëve kanë qenë: Murat-aga, Hamid-beg (kajmakama) dhe  Hemed-efendia (deputet në parlamentin turk në vitin 1910).Disa familje të Ganiqëve janë shpërngulur nga Rozhaja në drejtim të Tutinit, Sebeqevës dhe  Pazarittë Ri. Ka pasur Vëllazëri të fisit Kuç nga të dy religjionet. Zukorliqët kanë qenë katolik të fisit Kuç.
Cërnishaninët e sotshëm janë nga fisi Hoti të cilët janë vendosur në Cërnish në Peshterin e Ulët dhe deri vonë kanë qenë katolik. Sipas disa gojëdhënave ata kanë qenë tre vëllezër: Meta, Aliqki dhe Buli dhe nga ta janë krijuar vëllazëritë:Metiqët, Aliqkoviqët dhe Bulliqët, të cilët me kalimin e kohës janë islamizuar. Nga viti 1908 kanë filluar të shpërngulen drejt Novi Pazarit ku e kanë marrë emrin Cërnishanin por disa e kanë ndryshuar edhe në Mujoviq.
Cilerxhiqët (Cilerdzići) janë të fisit Shkrel dhe shtrihen në Rrafshnaltën e Peshterit  dhe rreth Novi Pazarit. Disa prej tyre shumë herët kanë zbritur në Novi Pazar.

Vllazëria e Vejselëve (Vejseloviqi) është shumë e përhapur dhe nuk janë të gjithë në lidhje gjaku. Ata të Dubovës dhe Kovaqit të Tutinit janë të fisit Hoti. Vejselët e Bllacës janë të fisit Shalë, ndërsa ta të Rasnës dhe Kameshnicës së Sjenicës janë me prejardhje nga fisi Kelmend.

Muminajt-Muminoviqët (Muminovići),janë me prejardhje nga fiset e ndryshme, si, Hoti,Kuçi,Shala etj., të përhapur nëpër vendbanimet e fshatrave të rrethit të Tutinit .

Këta ishin vetëm një numër i vogël i mbiemrave -antrponimevetë vëllazërive (familjeve) të shumta, të përhapur me shekuj në vendbanimet e Sanxhakut. Nuk është e mundur të paraqiten të gjithë mbiemrat dhe vëllazëritë në një shkrim të shkurtër për lexuesit. Mbetët për të ardhmen që të punohet në këtë drejtim në një botim më të gjerë.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)