23 Prill 2024

Dobësitë e privatizimit në Kosovë

Shkruar nga Mr.sc Besim I. Ismaili

Industrializimit të dikurshëm të qyetit të Gjilanit dhe Shëndrrimit të fabrikave dhe kombinateve në qendra tregtare dhe supermarkete.

Një analizë e shkurtë rreth dobësive në sektorin e privatizimit  si dhe propozimi i politikave relevante për këtë çështje janë me prioritet të lartë për shtetin e Kosovës e veqanarisht për qytetin e Gjilanit.

Kosova dhe veqanarisht qyteti i Gjilanit, dikur kishte një ekonomi relativisht stabile dhe ishte një qytet industrial.
 
Gjilani kishte të punësuar më mijëra punëtorë në industri që prodhonte jo vetëm për nevoja të vendit të vet por edhe për eksport.

Deri në vitin 1990, ndërmarrjet më të mëdha shoqërore të qytetit të Gjilanit kishin arritur të depërtonin në tregun botëror përtej ish-Jugosllavisë. Sot pothuajse nuk prodhon asgjë.

Brendet e fabrikave dhe industrive të Gjilanit të njohura në tregun e huaj, si ai i ‘Kombinatit të Duhanit në Gjilan’, fabrika prodhuese e tekstilit e njohur me emrin‘Tekstil’, Fabrika e baterive ‘IBG’ po ashtu dhe disa te tjera ku prodhimet e tyre përveç tregut në ish-Jugosllavi kishin pushtuar edhe Gjermaninë, Francën, Sllovakinë, Japoninë, Turqinë dhe vende të tjera të botës.

Bizneset në qytetin e Gjilanit dikur kanë funksionuar nga punëtorët e fabrikave tona, kurse sot ato biznese rrezikohen dhe disa janë mbyllur nga konkurenca e  ish fabrikave, që tani janë shënrruar në qendra tregtare dhe supermarkete.

Një ndër dështimet e këtyre brendeve të fabrikave ishte dështimi i Fabrikës së Duhanit e cila la pa punë jo vetëm punëtorët e saj por edhe ata të cilët e siguronin lëndën e parë për të.

Padyshim, me funksionimin sot të fabrikës së duhanit  në Gjilan, e cila dikur prodhonte cigare të brendeve botërore si“Dunhill”, do të ishte e mundur të zvogëlohej importi Kosovar për kategorin ku përfshihet duhani, import ky i cili po të shikohet në afatgjatë është shumë brengosës.

Njëkohësisht,me prodhimin vendor të duhanit do të rritej vëllimi dhe vlera e eksportit Kosovar në tregun botëror.

Duke marrë parasysh regjimin tonë të normës së këmbimit, vendi ynë nuk është prekur shumë nga kriza globale financiare por thelluar analizat tona, kjo ka ndikuar në aspektin e ivestimeve të huaja, shikuar bazën e investitoreve financiar.

Krahas këtyre qështjeve mbi politikat e ndryshme, konsideroj se politikbërsit duhet të merren me adresimin e ndjeshmërive në privatizim.

 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)