19 Prill 2024

Islam tradicional është rruga mesme e interpretimit të fesë islame në mesin tonë

Xhabir Hamiti

Islami si fe hyjnore historikisht ka pasur dy burime themelore; Kur`anin si dhe thëniet dhe praktikën jetësore të Pejgamberit Muhammedit.

Këto dy elemente janë dy nga fondamentet bazë të tij, kurse të gjitha burimet tjera që mund të jenë si; analiza, studime, krahasime, interpretime, transmetime, e mendime të dijetarëve, janë të dhëna dhe shpjegime mbi Islamin, të cilat mund të jenë të sakta dhe jo të sakta dhe asnjëherë nuk mund të rangohen si të shenjta dhe si të pa diskutueshme.

Ndryshe, në historinë islame janë të njohura 4 shkolla juridike kryesore të drejtimit sunnit. Njëri nga themeluesit e tyre është En-nu`man Ibn Thabit, i njohur me emrin Ebu Hanife, i lindur në vitin 700 të erës tonë , në qytetin Kufe – Irak, rreth 65 vite pas vdekjes së Pejgamberit Muhammed.

Mësimet, qasja dhe forma e interpretimit të kësaj shkolle fetare jurdike, të njohur tek ne me emrin “ Medh-hebi Hanefij”, është përhapur në mesin tonë siç dihet përmes perandorisë osmane, dhe që nga ajo kohë besimtarët e besimit islam shqiptarë në shumicë kanë qenë praktikues dhe pasues të mësimeve islame sipas shkollës në fjalë si dhe të drejtimeve mistike të njohura tek ne me emrin : “ Rendet e Dervishëve”.

Vazhdimësia e jonë me këtë qasje dhe këtë forme të mësimeve islame nga e kaluara e jonë trashëguese, nënkupton termin “Islam Tradicional”, që si duket disa akoma nuk e kanë të qartë. Islami është një, dhe për këtë askush nuk diskuton, sepse nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë shumë islama, por është shumë e vërtetë se rrugët dhe format e interpretimit të tij janë të ndryshme, një realitet i cili asnjë formë nuk mund të mohohet dhe të hidhet poshtë.

Tek ne, me Islamin tradicional nënkuptohet vija e mesme e interpretimit dhe praktikumit të fesë, që do të thotë as radikale e as ekstreme, as rigjide e as konzervative, por një vijë e hapur, ofruese dhe integruese me ithtarët e vet dhe jo kërcënuese ndaj pjesëtarëve të besimeve të tjera, e cila krahas dy burimeve qenësore të Islamit, ka pasur dhe ka edhe arsyen-racion si dhe traditën e një rrethi dhe shoqërie të caktuar, që në literaturën islame definohet me termi “urf”.

Kjo rrugë dhe shkollë interpretuese është lini tradicionale interpretuese e fesë islame në mesin tonë mbi 500 vite me radhë. Është rruga edhe e prijësve dhe patriotëve tanë fetar dhe studiuesve me nam si :H.Ali Korça, H. Vehbi Dibra, Faik Hoxha, Hfz.Ismet Dibra, M. Idriz Gjilani, M. Vesel Guta, H. Sherif Ahmeti.Hfz. Ibrahim Dalliu, Hfz. Ali Ulqinku. Hfz. Sabri Koç etj.etj.

Forma e interpretimit tradicional të mësimeve islame tek ne nuk nënkupton censurimin e mendimeve të tjerëve, mirëpo ajo përjashton dhe do të duhej të përjashtonte edhe në të ardhmen çdo fraksion, çdo sekt, apo çdo orientim i cili në emër të Islamit krijon huti dhe paqartësi në mesin e besimtarëve shumicë, me cytjet dhe mësimet e agjentëve dhe agjenturave të jashtme, duke krijuar mjegullina dhe paqartësi me qëllim destabiliteti të komunitetit fetar shumicë ne vend si dhe të tjerëve më pastaj.

Të thuash se në vendin tonë dhe në rajon gjatë këtyre 15 viteve nuk ka pasur dhe nuk ka interpretimit të fesë islame në bazë të një fryme konservative, statike dhe të ngurtë, si dhe të një imitimi të verbër të autorëve dhe librave të caktuara, të cilat i preferon sekti vehabit i disa vendeve islame; ose duhet të jesh i verbër e të mos shohësh ose i shurdhër e të mos dëgjosh !

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)