19 Prill 2024

Ballkani Perëndimor është një vend ku bashkohen një numër i madh i grupeve

Dr. Erhan Turbedar

Ballkani Perëndimor në përgjithësi ka mbetur në kujtim si zonë e luftërave të ashpra të jetuara së bashku me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë.

Ballkani Perëndimor është një vend ku bashkohen një numër i madh i grupeve etnike traditave fetare dhe ku njerëzit mësuan të bashkëjetojnë me shekuj. Kështu që shumica e qyteteve të Ballkanit Perëndimor kanë një trashëgimi të akumuluar të jashtëzakonshme kulturore të njerëzve që jetojnë aty. Kështu që Ballkani Perëndimor në përgjithësi ka mbetur në kujtim si zonë e luftërave të ashpra të jetuara së bashku me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. Luftërat në fjalë shkaktuan prishjen e marrëdhënieve ndëretnike, shkatërrime të mëdha, uljen e shpejtë të kushteve të jetës, nivelit të lartë të papunësisë dhe përhapjen e korrupsionit. Edhe pse janë bërë përpjekje të mëdha për kapërcimin e këtyre negativiteteve, posaçërisht ulja e kushteve të mirëqenies vazhdojnë të ndikojnë negativisht në shoqëritë e Ballkanit.

Qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor pas luftërave të viteve të 90-ta për një kohë të gjatë janë marr me formimin dhe forcimin e shteteve të reja, sigurinë kombëtare dhe zgjidhjen e problemeve të minoriteteve. Për këtë arsye u jetuan vonesa në reforma të nevojshme për anëtarësim në BE dhe për zhvillimin ekonomik.

Por, mund të themi se sot në Ballkanin Perëndimor mbretëron një atmosferë pozitive që mund të pranohet si situata më e mirë e 20 viteve të fundit. Para së gjithash janë hedhur hapat të rëndësishme në drejtim të demokratizimit,, mbrojtjes të të drejtave të njeriut dhe kalimi në ekonominë e tregut. Në anën tjetër mes vendeve të rajonit ka më shumë bashkëpunim dhe mbretëron një frymë e mirëkuptimit.

Sado që mes vendeve të rajonit ka ende shumë probleme të pazgjedhura mund të themi se dëshira dhe vullneti i mirë për zgjidhjen e tyre çdo herë vjen duke u rritur. Të gjitha partitë e mëdha politike të vendeve të Ballkanit Perëndimor ndryshojnë rendin e ditës dhe e harmonizojnë me objektivin e anëtarësimit në BE. Kështu që qeveritë rajonale janë duke zbatuar ndryshime në politikat e tyre me qëllim të avancimit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kështu që vendet e rajonit janë duke zbatuar reforma të rëndësishme politike vetëm për të shënuar progres në rrugën e anëtarësimit në BE.

Edhe shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor në vend se të mbeten nën hijen e ngjarjeve tragjike janë duke përkrahur politika të reformave të cilat do të garantojnë sigurinë, rritjen e mirëqenies dhe anëtarësimin e shpejtë në BE. Mund të thuhet se për shkak të gjitha këtyre vendet e Ballkanit Perëndimor çdo herë vijnë duke u solidarizuar me njëra-tjetrën në rrugën drejt integrimit evropian dhe kjo bëri që rajoni të jetë më i qëndrueshëm.

Ato që u jetuan gjatë viteve të 90-ta treguan që pa siguri në Ballkan as Bashkimi Evropian nuk do të jetë i sigurt. Për këtë arsye Brukseli është i vendosur që të vazhdoj me prezencën në Ballkanin Perëndimor në interes jo vetëm të rajonit, por edhe të vet BE-së.

Bukuria e anëtarësimit në BE është reformimi i shtetit dhe ekonomisë së vendeve të Ballkanit, rritja e efikasitetit të institucioneve shtetërore dhe në përmirësimin e cilësisë së demokracisë. Në ditët e sotme vendet e rajonit inkurajohen në përqendrimin në forcimin e mirëkuptimit reciprok në rajon, vendosjen e partneriteteve në fusha të ndryshme dhe heqja dorë e politikanëve nga politikat e së kaluarës dhe orientimi nga ekonomia e së ardhmes ndërkohë që vazhdon edhe perspektiva evropiane.

Në anën tjetër është e domosdoshme të forcohet dialogu në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërkaq janë duke u hedhur hapat në drejtim të inkurajimit të tolerancës, pajtimit dhe bashkëpunimit. Ndërsa në saje të një qasjeje të tillë janë duke u bërë përpjekje që rrethet të cilat mundohen që në mes popujve të Ballkanit Perëndimor të krijojnë një klimë të mosbesimit të dështojnë.

Kur bëhet fjalë për sigurinë globale, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja në dokumentet e tyre zyrtare për kërcënimet që burojnë nga Ballkani Perëndimor ka thënë se janë të formës së shteteve të pasuksesshme, armë për shkatërrim masiv, terrori dhe krimi i organizuar. Por, sondazhet publike tregojnë se banorët e Ballkanit Perëndimor kërcënimet ndaj tyre janë duke i perceptuar në tjetër mënyrë.

Për këta banorë problemet kryesore të sigurisë janë kushtet e këqija të strehimit, papunësia, krimet, përdorimi i drogës, korrupsionet dhe problemet ambientale. Siç kuptohet pasiguria në lidhje me jetën e njerëzve gjatë jetës së përditshme janë çështjet prioritare që duhen zgjidhur. Përveç çështjeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre globale banorët e kësaj zone janë të zënë me zgjidhjen e problemeve ditore. Por, nuk do të jetë lehtë që të mënjanohen gjërat negative të mbledhura me vite, posaçërisht disa gjenerate do të jenë të detyruara të merren me çështjet e ekonomisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)