28 Mars 2024

“Misioni e Ri”, platformën fituese e konfirmuar e Partisë Demokratike të Kosovës

Besim Beqaj

Në Qershor të këtij viti, me një vullnet gjithëpërfshirës të të gjithë akterëve politik, Republika e Kosovës përmes institucioneve kompetente organizoi një proces të shkëlqyeshëm zgjedhor i cili nuk kaloi pa një miratim dhe vlerësim pozitiv nga institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare.

Padyshim që suksesi i organizimit të procesit zgjedhor në një vend në tranzcion është edhe një hap i madh përpara në mozaikun e ndërtimit të një ekonomie funksionale të tregut, si dhe një sinjal mjaft inkurajues për të gjithë akterët ekonomik.

Respektimi i rregullave demokratike përfshirë edhe njohjen e rezultatit zgjedhor nga të gjithë pjesëmarrësit e garës elektorale, si dhe respektimi procedurave kushtetuese dhe ligjore në konstituimin e institucioneve demokratike, janë parakushte esenciale në rrugën e gjatë të ndërtimit të demokracive të reja në të cilat zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm është dhe mbetet sfida kryesore. Këtu nuk bën përjashtim as Kosova, sidomos nëse kemi parasysh faktin që një nga pengesat kryesore për rritjen e investimeve në vend, mbetet përcepcioni që vendi ka rrezik të lartë politik dhe rrjedhimisht rreziku i tillë për investime nuk është aspak inkurajues për investitorë serioz.

Shembulli i sjelljes “triumfaliste” të humbësve të garës zgjedhore në Kosovë, të cilët nën petkun e ofrimit të “shpresës” fillimisht ndanë poste, më pas tentuan që të njejtat t’i “kontrabandojnë” dhe “legjitimojnë” përmes mosrespektimit të kushtetutës, mosrespektimit të rregullave ligjore, duke bërë presion publik dhe duke kërcënuar institucionet e pavarura të vendit, është shembull tipik i rrezikut politik që si pasojë ka rënien e investimeve të huaja, uljen e perspektivës së punësimit dhe ngadalësimin e rritjes ekonomike.

Ky rrezik sot i kanoset edhe Kosovës. Sjellja jo-demokratike dhe tendenca për marrje pushteti jashtë kornizave institucionale dhe kushtetuese nga humbësit e garës zgjedhore të mbledhura rreth të ashtuquajturit “bllok opozitar”, vendit i ka shkaktuar një krizë politike dhe institucionale. Dëmi primar është duke u vërejtur në uljen e konfidencës të bizneseve vendore dhe ndërkombëtare, që po përcillet edhe me ngadalësimin e rritjes së investimeve apo rritje të numrit të vendimeve për të mos investuar fare.

Gjithashtu, e njëjta krizë e prodhuar po vonon reformat në administratë dhe në politikat ekonomike, gjë që do të lë pasoja afatgjata në rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe në procesin e integrimeve evropiane. Në vitin 2013, Kosova shënoi rritje ekonomike rreth 4%, e përcjellë me rritje të vendeve të reja të punës, rritje të investimeve të huaja dhe eksportit, gjë që është konfirmuar edhe nga Raporti i Bankës Qendrore të Kosovës. I njëjti trend pozitiv ishte prezent edhe në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014, por kriza institucionale e lartpërmendur do të jetë pengesë e pakalueshme për vazhdimin pozitiv të këtij trendi.

Faktet të cilat i paraqita më lartë nuk janë vetëm edhe një rikujtim i radhës i rregullave, koncepteve dhe proceseve, por më shumë një mesazh i qartë i nevojës për veprime institucionale dhe demokratike, e jo të bllokadave dhe inateve që mundësojnë krijimin e institucioneve të cilat kanë legjitimitet të plotë politikë dhe kushtetues, në ndërmarrjen e veprimeve të planifikuara dhe të shpejta të cilat synim kanë zhvillimin ekonomikë dhe rritjen e punësimit, të përmbledhura qartësisht dhe përmbajtësisht në “Misioni e Ri”, përkatësisht platformën fituese të konfirmuar të Partisë Demokratike të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)