26 Prill 2024

101 Problemet aktuale të Republikës së Kosovës

Shkruar nga Mr. Lulzim Beqiri

Institucionet e Shtetit duhet të alarmohën edhe për keto probleme që janë duke i heshtur para këti populli të pa shpresë. Presidentja e Republikës është dashur që moti ti mbledh në tavolinë ekonomistë e juristë, sociologë e  psikologë, historianë e politikanë, ushtarakë e polic, gazetarë e OJQ, të rëndomtë e të privilegjuar, që të normalizohet kjo amulli në shtetin tonë...

Rritja e madhe e papunësisë  mund të shërbejë  si shtrat i ngrohet për zhvillimin e dukurive negative të dëmshme për shoqërinë në përgjithësi e posaçërisht për rinin e cila në Kosovë është jashtëzakonisht në moshë të re,  si një shembull jo i mirë për të ardhmen e tyre.

Presidente mblidhi edhe një herë  “BURRAT”
Problemi 1 Mbi 60 mijë kosovarë heqin dorë nga shtetësia për shkak të kushteve jo të mira të jetës dhe mos zhvillimit nga viti 2009. MPM

Problemi 2 Falë kamatave të larta në kredi, bankat fitojnë 70,000 euro në ditë - Bankat komerciale në Kosovë po realizojnë fitime marramendëse falë normave të larta të interesit në kredi dhe shtrenjtimit të vazhdueshëm të shërbimeve. Sipas një raporti të publikuar së fundi nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), në gjashtëmujorin e parë të këtij viti bankat kanë arritur kulmin e të hyrave. BQK

Problemi 3  Kosova me papunësinë më të lartë në Evropë, Shkalla e papunësisë tek meshkujt mbetet 28.1 për qind, tek femrat 40.0 për qind, ndërkaq shkalla e papunësisë tek të rinjtë e moshës 15-24 vjeç është 55.3 për qind Sipas raportit të Bankës Botërore.

Problemi 4   Aksidentet në Kosovë nga muaji janar deri në korrik, në Kosovë kanë humbur jetën 69 veta si pasojë e aksidenteve në trafik. Në të njëjtën periudhë të vitit numri i përgjithshëm i aksidenteve është mbi 9 mijë. Zëri i Amerikes

Problemi 5 Rritet numri i vetëvrasjeve në Kosovë, Afër 3 % e popullatës vetëvriten, prej të cilëve një e treta i takojnë moshës adoleshente. _ forumi shqiptar, Vetëvrasjet nuk kanë të ndalurStatistikat e Policisë së Kosovës tregojnë se vetëm gjatë dy muajve të këtij viti kanë ndodhur tri vetëvrasje dhe 36 tentime për vetëvrasje. Në vitin 2011, 52 persona janë vetëvrarë dhe 306 persona kanë tentuar të vetëvriten.mesazhi.com


Problemi 6 Shtohet prostitucioni vendor, Prostitucioni si një prej formave të eksploatimit seksual, ku trupi i femrës shndërrohet në objekt shitblerjeje, apo thënë ndryshe, bëhet madh tregu, siç duket po vjen në shprehje edhe më shumë. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë dy muajve të parë të këtij viti, janë arrestuar 38 persona, të cilët dyshohen për marrje me prostitucion. Ndërkaq, sociologët thonë se një ndër shkaqet kryesore që qojnë në ngritjen e kësaj dukurie, është gjendja e rëndë socio-ekonomike në vend. -  Kosova press

Problemi 7 Droga, \"trend\" i rrezikshëm, Fakti se në Kosovë shumë të rinj përdorin substanca narkotike, mbetet shqetësues. Në studimet e bëra nga organizata ndërkombëtare dhe vendore, rreth përdorimit të substancave narkotike, del se të rinjtë nga mosha 16-vjeçare fillojnë të konsumojnë duhanin, alkoolin; rreth 4 për qind kanë provuar kanabisin, barin, hashashin, marihuanën; 0.4 për qind kanë provuar heroine. Kosova sot

Problemi 8 Policia e Kosovës për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka trajtuar gjithsej 57 raste, ku për 22 persona ka ngritur kallëzim penal dhe 12 persona janë arrestuar. Për veprën penale të korrupsionit dhënie e ryshfetit ka trajtuar gjatë këtij viti 43 raste, ku për 16 persona është ngritur kallëzim penal dhe 10 persona janë arrestuar. Dhe për veprën penale të korrupsionit keqpërdorim i pozitës zyrtare Policia e Kosovës ka trajtuar 441 raste të korrupsionit, ku për 242 persona është ngritur kallëzim penal dhe 45 persona janë arrestuar. Levizja fol

Problemi i 9 Informaliteti fiscal  Rreth 30% e ekonomisë kosovare konsiderohet të jetë joformale, për të cilën nuk paguhet tatimi i obligueshëm me ligj. Shumë biznese operojnë plotësisht në të zezë, disa janë të regjistruara dhe paguajnë tatim vetëm për një pjesë të qarkullimit të tyre e për shumë pak prej tyre mund të thuhet se janë plotësisht të përgjegjshme ndaj obligimeve ligjore ose ndaj pagesës së tatimit. Shenja

Problem 10 Abortet në rritje - mjaftojnë 500 euro kesh, Aborti, që sipas ekspertëve shëndetësorë shkaktohet dhe nga niveli i ulët i edukimit me theks të veçantë të femrave, nuk ka shtyrë qeverinë që ta inkuadrojë në sistemin arsimor lëndën shëndetësore-seksuale në shkolla. Zeri.info

Problemi 11 Xhakmarrja Gjaku lahet vetëm me gjak. Kështu e ndan drejtësinë Kanuni i Lekë Dukagjinit, një kushtetutë arkaike e aplikuar para 500 vjetësh në veriun e Shqipërisë e që zbatohet edhe sot. Madje edhe më keq se atëherë, ky fenomen po merr përmasa shqetësuese, ndërsa institucionet e Kosovës, gjashtë vjet pas pavarësisë nuk po duan të luftojnë fenomenin që po rrjedh gjak. Zeri. Info
Problemi 12 Mijëra raste të dhunës në familjet kosovare, Në Kosovë vetëm në vitin 2012 janë shënuar mbi 1000 raste të dhunës në familje, prej të cilave rreth 800 kanë qenë dhunë ndaj grave. Kjo është bërë e ditur Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e cila ka prezantuar një doracak për trajtimin dhunës ndaj femrave dhe dhunës në familje në përgjithësi. Telegrafi.com

Problemi 13 Duke shfrytëzuar kufirin e varfërisë (në përgjithësi të pranueshëm)  të konsumit prej 1.417€ për person në ditë, në bazë të të dhënave nga Anketa 46.2% e popullsisë së Kosovës jeton në  varfëri, dhe 48.6% e fëmijëve të moshës 0-19 vjeçare jetojnë në varfëri. Me rrezikun  më të lartë të varfërisë përballen fëmijët që jetojnë në ekonomitë familjare me  tre ose më shumë fëmijë, fëmijët e moshës 0-14 vjeçare, fëmijët e prindërve të  papunë, fëmijët në ekonomitë familjare që marrin ndihmë sociale, dhe fëmijët në  ekonomitë familjare me nivel të ulët të arsimit. Përderisa rreziku i varfërisë është  më i ulët për fëmijët ku së paku një familjar është i punësuar, fëmijët në ekonomitë  familjare që pranojnë pagë përbëjnë 36% të të gjithë fëmijëve që jetojnë në varfëri  në Kosovë. UNICEF
Problem 14 Sipas evidencës, shënimet tona janë 1740 persona që evidentohen si të zhdukur. Do të thotë, kjo çështje vazhdon edhe më tej të jetë shqetësim, që na obligon të punojmë. Dhe, nuk mund të themi se kemi bërë mjaft kur e kemi këtë numër të të pagjeturve”, Prenk Gjetaj
Problemi 15    KUJT I DUHEN NEGOCIATAT KOSOVË-SERBI ?
Bisedimet me Serbinë nuk është dashur të ndodhin pa u plotësuar 4 parakushte kryesore:
a.    Njohja dhe respektimi politik e faktik i pavarësisë së Kosovës – Serbia duhet ta njoh Republikën e Kosovës, duhet ta ndryshojë Kushtetutën e vet që e konsideron Kosovën si pjesë të pandashme të integritetit territorial dhe sovranitetit politik e juridik të Serbisë, si dhe duhet ta tërheq përkrahjen politike dhe financiare për strukturat e saja ilegale që e cenojnë drejtpërdrejtë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës si dhe jetën dhe pronën e qytetarëve të Kosovës,

b.    Vënia në vend e drejtësisë për viktimat – Serbia duhet të kërkojë falje për të gjitha krimet e kryera në Kosovë përgjatë viteve sa e ka mbajtur nën okupim vendin tonë, si dhe duhet t’i kthejë pa kurrfarë kushti dhe pa vonesë rreth 1800 trupat e pagjetur të shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftë ë fundit, t’i dorëzojë kriminelët e luftës për t’iu nënshtruar procesit gjyqësor në Kosovë si dhe ta nis procesin e dënimit të kriminelëve të luftës të cilët janë të lirë në Serbi,

c.   Reparacionet dhe dëmshpërblimi për shkatërrimet materiale të pronës – Serbia duhet t’i paguajë dëmet e luftës dhe okupimit, ta kthejë fondin e grabitur pensional, depozitat bankare e qytetarëve të Kosovës, librat kadastralë dhe mbi 1200 eksponateve kulturore,

    d.    Të drejtat reciproke – Serbia duhet ta ndërpresë shtypjen e shqiptarëve autoktonë në Luginën e Preshevës dhe shkeljen e të drejtave të tyre njerëzore dhe kombëtare, por edhe ndaj shqiptarëve të tjerë që jetojnë në Serbi. Serbia duhet të garantojë për shqiptarët me kushtetutë të drejta dhe liri të nivelit të njëjtë me ato të serbëve në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje.

Problem  16 vijon.......











 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)