26 Prill 2024

Arrestimet nuk i preken bosët dhe nxitësit radikal të terrorizmit!

Shkruar nga Asllan Dibrani

Vetë  deklarata e  policisë la të kuptojmë se arrestimet e së hënës patën në shënjestër personat të cilët kishin luftuar në Siri dhe Irak për grupin ekstremistë sunit,  të frontit Al-Nusra, një degë e Al-Kaidës që përkrah sundimin global islamik dhe shtetin islamik, grup ky i cili ka pushtuar së fundi sipërfaqe të konsiderueshme të territorit në Irak.

Arrestim i    40 persona të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste janë  arrestuar nga Policia e Kosovës, në orët e hershme të së hënës , nën dyshimin “Veprat Penale Kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës Së Kosovës” i Kodit Penal të Kosovës.

Nga kjo s\'don analizë  ma të arsyeshme se këto grupe janë    antikombëtare, ma të  rrezikshëm dhe   për çudi nga një shtresë ma  e ulet    e vetëdijes  dhe arsimit. Shtresat intelektuale   gjithmonë kanë qenë  ata që kanë ndryshuar  qeveri,rende   sisteme dhe  regjime,  por në Kosovë, po ndodhë e kundërta ,shteti po rrezikohet nga  klasa ZH dhe shtresa ma e ulët  e saj  !!!???...

Pse po ndodh  kështu ?

Sepse, Kosova u shndërruar në një poligon  eksperimentesh nga  kuisling, mercenar , tradhtar   të korruptuar  , kriminel  që e furnizojnë    dhe e nxisin fundamentalizmin   përmes fondeve  të pista dhe  të huaja  duke  e shfrytëzuar  varfërinë   që sa ma shpejt duhet të eliminohen dhe të ikën nga Kosova    shqiptare.

Kosova duhet të jetë   pa kurrfarë izmash!. Po  ndodh edhe kjo nga këto grupe  terroriste, po garohet  se kush me poshtëruar  ,diskriminuar, terrorizuar dhe vrarë këtë  popull ma shumë. Nga kush? Nga analfabetët  me tespi në dorë  si vegla të huaja të grupeve  terroriste, qe i ka dënuar e tërë bota.

Arrestimi i  40 personave, është reaksion i klasës politike  ne kuadrin e qeverise  si koalicion i deritashëm nga :

1. PDK –qe udhëheq zoti  Hashim Thaqi, po edhe si kryeministër që pran syve të tij u  prodhuar në këto vite  ekstremizëm islamik drejt terrorizmit dhe shkatërrimit të vendit.

2. AKR e udhëhequr  nga Behxhet Pacolli i cili nuk mundet me dal i pastër   në aferën e këtyre arrestimeve qe ka dëshmi se ka financuar edhe vet .

3. Partia  e drejtësisë me  nxitësin  e terrorizmit Ferid Aganin që ma shume mërzitet për  me i fal 5 vakte se për shëndetësinë e Kosovë, që çdo ditë vdesin njerëzit nga pisllëku  dhe kushtet e mjera  në spitalet e Kosovës . Agani u prononcua pas arrestimit të tyre \"Po bëhen përpjekje për të njollosur identitetin Islam\".Çfarë identiteti është ky , kur prehen  fëmija arab thikë në fyt  nga mercenarët  kosovar . Po sikur të ishte mirë,  ik lësho uzurpimin e vendit të Ministrisë së shëndetësisë  dhe shko në Siri ?

Ju sjelli vargjet e Gjergj Fishtës për këta tip qelbësirash antishqiptar :

Ju rrugaça sallahana,

vagabonda shakllabana,

rricna t\'ndyet, mikrobe të kqij

qi të mjerës moj Shqipni

kthelltë hi i keni në mushkni

pa dhimbë gjakun tuj ia pi,

por der kur, bre batakçi!

Bre coftina, kalbe mbi dhè

der kur ju, tu tallë me ne,

do t\'na qelbi fis e atdhè?

Të gjithë  këta  janë thellësisht të implikuar në rritjen e islamit politik duke promovuar  takime , simpoziume  konferenca  , ligjërata etj me Myftiun Naim Tërrnava dhe imamët si Shefqet Krasniqi e Irfan Salihu  ,Fuad Ramiqi, Milazim Krasniqi ,Ferid Agani,Gëzim Këlmendi , Amir Ahmetietj,Memli Krasniqi ,Enis Rama   e tej , të përkëdhelur nga Turqia dhe shtet  islamike përmes disa figurave  kyçe në Kosovë  qe kanë mbet as qenë as langoi po aksidentalisht janë   edhe në qeveri!

Të gjithë këta  që u përmenden janë, ata që duhet të presin në radhe për arrestime  që gjithmonë ishin  te përkëdhelur nga  pushtuesit e huaj madje edhe nga  kryekasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviqi që financonte në shkollimin e hoxhallarëve në Kosovë. Në ish Jugosllavi edhe rus kanë luajtur rolin e hoxhallarëve duke u shkolluar nga Moska dhe Beogradi këtë e dëshmojnë ma së miri  baballarët tanë!!!???...

  Të gjitha këto parti dhe   grupe qe veprojnë  dhe cenojnë marrëdhëniet  shqiptaro amerikane dhe shqiptaro  evropiane, janë  që fati i shqiptarëve të përsëritet , sikur në luftërat paraprake. Shqiptarët u ndoqën nga trojet  e veta me gjenocid nga tradhtaret  e tipave  te lartpërmendur . Na ndihmuan shtetet mike perëndimore dhe posaçërisht Amerika të na nxjerr nga  balta e Bllacës dhe  kampeve të improvizuara nëpër Shqipëri dhe shtet për rreth  për tu kthyer  në Kosovë !!!???…

Këtu  në këtë  aferë  arrestimesh u nis nga bishti  e jo nga koka që duhet trajtuar nga veprat e tyre terroriste  qe ndikuan mjaft keq në imazhin e Kosovës. Një fjalë popullore thotë gjarprin godite në kokë  prandaj edhe  organet e ndjekjes duhej që  sa më parë të hetonin shumë imamë kinse dijetarë islamë te nxitjes se terrorizmit xhihadist edhe në tokat e huaja duke prerë koka fëmijësh e grash  të pafajshëm!.

Vendi ynë dhe besimtarët tanë, në asnjë mënyrë e në asnjë rrethanë nuk duhet që të jenë pjesë e grupeve ilegale duke shtuar se operacioni solli fakte rrëqethëse të provave materiale, gjatë bastisjes në 60 lokacioneve, që u konfiskuan   shumë  lëndë plasëse.   A thua për kenë i paskan përgatitur këto mjete eksplozive, armë dhe municion të kalibrave të ndryshëm si dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me rastin e këtij grupi .

Ky veprim përbën aksionin më të madh kundër militantëve të dyshuar në Kosovë, ku manë fund  u shkallëzuar  situata dhe   u krijuar një doze frike   rrezikim të  shtetit tonë  nga këto  kërcënimiecnga ekstremistët dhe terroristët  e lartpërmendur. Prandaj  shteti duhet t\'i godas  kokat e terrorizmit e mos me u marr   vetëm me  bishtat  e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)