29 Mars 2024

Regjimi i egër maqedonas mposhtet me konfederatë ose shkëputje

Shkruar nga Asllan Dibrani

Për ta paralizuar  regjimin e egër të  sllavo-maqedonasve dhe  oportunizmit e politikes qyqare   të shqiptareve zyrtare si në Maqedoni  nga lidershipi  i atjeshëm  qe rrinë në heshtje , po ashtu edhe  në Tiranë  dhe Prishtinën zyrtare.

 

Më së miri,po tregon  zëri i  qytetarëve  më protestat e tyre  që nga   Shkupi, Tetova, Gostivari, Kumanova, Struga, Ohri, Dibra,Kërçova,Prishtina,Tirana, dhe qytete tjera përbrenda Shqipërisë dhe Kosovës me protestat kundër rastit të montuar “Monstra”.  

Protesta të tilla   u mbajtën  dhe po mbahen në shenjë solidarizimi edhe në  mërgatën shqiptare,  që  nga zullumi  dhe terrori sllav u detyruan të   emigrojnë  në shtete të ndryshme të perëndimit.  

Si në të kaluarën  për rastin e Kosovës mërgata shqiptare  ishte prommotorr i lëvizjeve për çlirimin  e Kosovës ,po ashtu  janë duke  e dridhur  dhe rikujtuar padrejtësinë   ndaj shqiptareve historikisht.

Një  hise e padrejtësisë  po shkallëzohet edhe  këto ditë  me rastin  e fundit  që po protestojnë  kundër procesit “Monstra”, në kryeqendrat  evropiane dhe botërore. U protestua në Bruksel, në Bernë, në Këln, Munih, Berlin, Londër e deri në Nju Jork, Austri , Çikago,Stamboll, Illionis, Nju Xhersi, Dallas, Konektikat, Kalifornia, etj , dhe  kryeqytete tjera botërore.

Përshkallëzimi i këtyre  protestave  arriti deri pran selisë së OKB-së në Nju Jork për përkrahjen e shqiptarëve në Maqedoni, e organizuar nga komuniteti Dibran në Nju Jork, në bashkëpunim me të gjithë shqiptarët e Amerikës, shoqatat dhe organizatat e komunitetit .

- Akti i pasigurisë juridike dhe diskriminimit që u bëhet vazhdimisht vëllezërve tanë nga shteti barbar  i Maqedonisë dhe  trajtimi  i tyre si qytetarë të dorës së dytë, krijon hapësirë dyshimi që  mos t'i shpëtoj  një lufte të re  Maqedonia,  nëse vazhdon me një  prezencë të reprezaljeve, dhunës dhe terrorit kundër popullatës shqiptare  nga shteti shovinist-sllav i  Gruevskit i  dirigjuar nga caqe tjera antishqiptare?!...

Pjekuria  e shqiptarëve u pa  në protestat e tyre  anë e kënd botës që u protestuar dhe po protestohet . Uniteti i tyre po tregohet  me pamjen e  tyre kuq e zi, me simbole kombëtare  me parulla kombëtare,  me kulturë dhe dinjitet  të civilizuar.

Po shihet dita, ditës,  që  me pjekurinë e tyre , gjunjëzuan  politiken  e Beogradit të Shkopit zyrtar  sllavo-maqedon  dhe atë të Moskës  qe u munduan t'i  diskriminojnë kërkesat e tyre përmes  ekstremizmit islamik që në ditët e para filluan  të  defilojnë   vjedhurazi në mesin e protestuesve   me parulla  ,  "Allahu ekber" dhe  flamujt  të Hamasit te qarqeve  tjera antishqiptare qe vijnë nga shtet sllave dhe shtetet aziatike.

Shpejt u demaskuan dhe u larguan nga populli ynë liridashës , nga qe ishin dorë e huaj  dhe shërbëtor të  sllavizmit për të vazhduar robërinë  e  shqiptarëve  pa kurrë farë kriteri dhe qëndrimi politik!!!...

Politiës  shoviniste të  Maqedonisë sllave po u shkon për shtati heshtja që po bëhet në Tiranën zyrtare dhe në Prishtinë, po edhe nga lidershipi  shqiptar në Maqedoni, që janë treguar shume te pa përgjegjshëm në këto çaste dramatike .  

Kjo heshtje  e  liderëve të zgjedhur nga vota  e popullit apo me manipulime ,nuk përjashtohet rasti që  protestuesit   do të gjejnë një rrugëzgjidhje ma të drejtë   me   kritere të reja  dhe  parime   për zgjedhjen e problemit  njëherë e për gjithmonë.

Zëri i këtyre  shqiptarëve që e duan atdheun e tyre  duhet  t'a qesin jashtë loje  politikën zyrtare të mjerë të Menduh Thaqave ,  Ali Ahmetave dhe të tjerëve,  që e zhgënjyen dhe po e zhgënjejnë popullin e vet  me demagogji injorancë dhe  mashtrime!!!

   -Si  kriter , alternativë dhe model  aktual     i zgjedhjes  së problemit  në Maqedoninë skandaloze , duhet të   jetë   rruga e fundit që pakënaqësia e tyre protestuesve  të  kalojnë nga protesta në rrugë,  në   institucione    zyrtare   për   shpalljen e pavarësisë se  territorit shqiptar  në Maqedoni .

Proceset politike duhet t'i paraprijnë  rrugës së sajë  drejt pavarësisë duke i   shpallur të gjitha dokumentet e ma parëshme të pa vlefshme që i  nënshkruan partitë politike shqiptare  në dëmin e popullit shqiptar .   

Sikur të ishin të ndërgjegjëshem  deputetet aktual  shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë , kishin për ta  thirrur mbledhjen   urgjente  dhe formimin apo konstituivin   e organeve gjegjëse për  shpalljen e pavarësisë dhe  shpartallimin e Maqedonisë.

Zgjedhje  tjetër    nuk ka , pos  konfederatës së përkohshme në Maqedoni   ose shkëputje  dhe bashkim me Shqipërinë   që do të përfshinte edhe territore që ndodhen sot në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Greqi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)