24 Prill 2024

Tribunali inspirim - triler filmik fantastik - shkencor

Shkruar nga Mr.Blerim Burjani

Aspak lehtë s’do te jetë votimi i tribunalit në parlament

Kuvendi nuk mund te shpërndahet para se te përfundoj disa puna të marra nga bashkësia ndërkombëtar. Kërkesat janë të qarta.

Çështja e tribunalit nuk është aspak e lehtë mu votua në kuvend për këtë temë mjaftë të nxehtë dhe të cilësuar sy fyrje ndaj Kosovës.

Edhe qeveria është përgatit për variante tjera, më rëndësi është që” po bohet tribunali”, edhe pse sa i përket opinionit vendor ai është i habitur, por këtë e kanë ditë qarqet qeveritare moti.

Ata kanë pas edhe takime për këtë temë, vetëm është prit momenti me dal si temë, edhe opinioni  vendor tash e di këtë punë dhe duket i përgatitur për këtë temë jo pak qe dy vitet e fundit është përfol tema e tribunalit.

BE dhe SHBA kanë pas edhe kanë probleme me rastet e krimit të organizuar nga udhëheqësit e lartë të shtetit, ata kanë kërkuar në mënyrë diplomatike që me bind Thaçin dhe liderët tjerë politik të vendit me pranua se një pjesë e njerëzve që gjenden në listën e zeze të ndalojnë veprimtarinë politike.

Fatkeqësisht në institucione të shtetit janë edhe njerëz që janë të dënuar për veprimtari të ndryshme kriminale por ata gjinden ne kuvend e qeveri, profesor, kryetar bordesh dhe mund te gjinden nëpër ambasada jashtë Kosove dhe kudo.

Hashimi nuk ka mundur këta njerëz ti lenë anash, shumica e tyre fshehën prapa politikes , gjë që s’është primare për ta politika por gjera tjera.

Një kohe të gjatë janë lutur nga zyrtar perëndimor që mos të kandidojnë dhe mos të merren me politik në Kosovë, fatkeqësisht ka individ në subjekte politike që fare nuk i intereson asgjë vetëm te ketë post politik.

Shpeshherë janë kërcënuar se nëse nuk hynë në listën e deputetëve ata s’do të “rrinë rehat”, liderët e Kosovës janë pajtuar që oborrin duhet pastruar, njerëzit e dënuar me herët nga gjykatat me vendim të formës se prerë s’ka çka kërkojnë më punë në parti, kjo dihet!

Imazhin e shtetit e kanë prish këta individ sipas qarqeve ndërkombëtare. Këtë e kanë ditë tërë kohen liderët politik, asnjë më nuk ka garancinë që nuk do të dalin para tribunalit për krime të ndryshme.

Gjykata speciale e cila përmendet duhet merret edhe me tema tjera si krimi i organizuar përderisa EULEX mund te ketë rolin e mbështetës për punën e tribunalit.

Arsyetimi i EULEX janë rastet e filluara për ti përfunduarme kerkesë për zgjatje të mandatit , rastet tjera do të shkonin në gjykatën speciale e cila ende saktë nuk dihet se a do të jen gjykime për krime lufte nga raporti Dick Martti?

Apo do te ketë edhe persona tjerë për vepra tjera ti nënshtrohen kësaj gjykate. Pritet të shihet. Ka shumë gjera të cilat nuk I pëlqejnë ndërkombëtarëve , në këto zgjedhje nuk duhet kandiduar persona nën dyshime për vepra penale ,ose që kanë ndonjë aktakuzë të hapur,apo ishin denuar per cfardo vepre penale tjetër, në kundërtën ne po shkojmë ka humbja e përkrahjes.

Ka telashe në rendin dhe ligjin, andaj askush nuk do te jetë imun as nuk do te ketë imunitet, pra do ti nënshtrohen gjykatës për të verifikua fakte.

Ka shumë gjera të këqija këtu ,ky tribunal do të sjellë gjithashtu argumente për një listë të gjatë për të cilët dyshohet. Ka shumë zyrtar ndërkombëtar që e shohin domosdoshmëri pastrimin e skenës politikes prej disa njerëzve, kështu ata nuk kanë hezituar tua thonë liderëve politik shpeshherë , por ata nuk kanë treguar gatishmëri, dhe tash është një tribunal shtesë në Kosovë për tu marr me njerëz të tillë. Fakte realisht nuk mund te ketë për krime lufte, s’ka asgjë nga kjo temë por pritet të shohim se për kënd është fjala.

Kjo gjykatë speciale do te ketë rolin e pastrimit nga njerëzit e fuqishëm politik, kjo tash pritet të shihet përndryshe lufta e jonë është e pastër si loti, ishte luftë për çlirim të vendit tonë, këto njëherë mbeten spekulime rreth krimeve të luftës i hartuar në mënyrë e filmave thriler e fantastike . Tribunali nuk ka pas nevojë fare të themelohet.

Kuvendi nuk mund të shpërndahet pa përfunduar temen e gjykatës dhe ligjin për zgjedhjet këtë e kanë potencuar edhe kryeministri. Kjo tash dihet kjo legjislaturë duhet të përmbush obligimet e fundit para zgjedhjeve të reja më Kosovë
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)