19 Prill 2024

Sa është i përhapur korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë

Shkruar nga Era Zogjani

Si mund të ndalet korrupsioni dhe krimi në Kosovë? A janë problem shqetësues këto dy dukuri negative që e kanë kapluar shoqërinë tonë?

Cfarë masash duhet të ndërmirren për ta luftuar (eliminuar) korrupsionin dhe krimin? Sa mund të ndikojnë në luftimin e korrupsionit qytetarët, institucionet shtetërore, Agjencia Kundër Korrupsionit, gjyqësia, policia, inspektoratet, komisionet e ndryshme dhe shoqëria civile? Sa është shqetësuese kjo dukuri te ne në Kosovë?

Kush, si dhe pse po korruptohet? Korrupsioni te ne në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese, për arsye se ka lëshuar rrënjë edhe në institucione të shtetit, sidomos në prokurorim të tenderëve, në nivel qendror dhe në nivel lokal. Nuk mundet qytetari ta nxjerr një document në komunë nëse nuk e korrupton zyrtarin që lëshon dokumente.

Qytetari pa dëshirën e tij, detyrohet që ta korruptoj zyrtarin ose dike tjetër që i duhet për të kryer punë. Korrupsioni ka lëshuar rrënjë, për fat të keq, madje edhe në shëndetësi.

Qytetari te mjeku nuk mund të vizitohet, kontrollohet, kujdeset, operohet, etj. nësë nuk e korrupton mjekun. Kjo është dukuri tepëre shëmtuar dhe e ndaluar sipas ligjit, është edhe jonjerëozre dhe jo humane.

Korrupsioni ka lëshuar rrënjë edhe në arsim, në kulturë, në sport, etj. Korrupsioni është përhapur thuaja se në të gjitha poret e jetës dhe të shoqërisë.

Cka nënkuptohet me termin korrupsion?

Të gjitha përkufizimet e mundshme rreth termit korrupsion tregojnë se korrupsioni është gjithcka që përfitohet jo ligjshëm apo ndryshe mund të thuhet gjithcka që përfitohet si shpërdorim i pushtetit publik për  përfitime personale.

Kur qytetari ia jep një sasi të hollash një zyrtari të një institucioni, qoftë ajo sasi e madhe apo e vogël, madje nëse janë edhe dhjetë euro, ato para që i jep qytetari janë korrupsion dhe ai që i merr është i korruptuar.

Sipas ligjit korrupsioni është i ndaluar dhe është vepër penale, mirëpo te ne ky ligj nuk po zbatohet, sepse në mënyrë të fshehtë jepet korrupsioni nga pala që e jep dhe nga pala që e merr, kështu që korrupsioni gjithmonë mbetet një lloj msheftësie (veprim ilegal), megjithatë të gjithë e dinë se ka korrupsion.

Korrupsioni është dukuri negative për një shoqëri dhe duhet të luftohet me të gjitha mjetet, sepse një shoqëri nuk mund të jetë e shëndoshë dhe e zhvilluar nëse ka korrupsion. 

Çka tregon Raporti Vjetor 2013 i Agjencisë Kundër Korrupsionit?

Raporti Vjetor për vitin 2013 i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), tregon se pothuaj të gjitha institucionet, si ato të nivelit qendror, edhe ato të nivelit lokal, janë të përfshira në raste të dyshuara të korrupsionit.
 
“Nuk vërehet ndonjë çështje, ndonjë sensibilizim i prokurorisë e gjykatave në lidhje me këtë. Sa i përket parandalimit të korrupcionit mund të thuhet se është arritur një progres, janë disa rezultate më të mira, mirëpo sa i takon numrit të kallëzimeve penale që Agjencia i ka dorëzuar te Prokuroritë, është bindshëm më i madh se sa  vitin e kaluar", ka thënë Hasan Preteni, drejtor i AKK-së, në një prononcim për media.

"Shifrat do të bëhen publike dhe ato do të dëshmojnë se luftës kundër korrupsionit ende po i mungojnë shifrat, kështu që mbesim te konstatimet e mëhershme se  ka shumë hetime, por ka pak gjykime dhe aktakuza të ngritura”, ka thënë Preteni.

Ai ka shpjeguar se raporti tregon se pak institucione në Kosovë kanë mbetur pa u prekur nga dukuria e korrupsionit. Kjo tregon se korrupsioni është bërë një dukuri shqetësuese në shoqërinë tonë.

“Duke filluar nga pushteti lokal, edhe qeveria qendrore, gjyqësori, ndërmarrjet publike, institucionet e pavarura, do të thotë kemi trajtuar raste nga ma të ndryshmet edhe pak institucione kanë mbetur që nuk kemi pasur informacione për përfshirjen e zyrtarëve të tyre në veprime të mundshme korruptive”, ka sqaruar Preteni.


Ndryshe, Raporti Vjetor për vitin 2013, do t’i adresohet Kuvendit të Kosovës, ku do të pasqyrohen detaje, si dhe do të prezantohen të gjitha aktivitetet dhe iniciativat e ndërmarra nga AKK-ja për vitin e kaluar në luftën kundër korrupsionit.

Edhe Instituti Demokratik i Kosovës (IDK) është marrë me hulumtimin e korrupsionit në Kosovë. Sipas këtij Institucioni, pritjet nga raporti i Agjencisë Kundër Korrupsionit, pothuajse janë të ditura, pasi që sipas saj, shumë institucione janë të prekura nga korrupsioni.

Institucionet të cilat kanë përgjegjësi për ta luftuar korrupsionin ende nuk kanë arritur që t'i japin rezultatet e tyre, dhe për këtë arsye korrupsioni shtrihet pothuajse në çdo sektor. Diku më pak e diku më shumë, por mendoj që është shumë i pranishëm, kanë thënë në IDK.

Dëshmitë, faktet, raportet e ndryshme vendore e ndërkombëtare, të cilat flasin për korrupsionin në Kosovë, nuk po merren parasysh nga asnjë institucion përgjegjës për luftën kundër korrupsionit.

Për ta luftuar korrupsionin nuk ka interesim serioz, sepse vetë institucioni nëse është i  përfshirë në skandale dhe afera korruptive për çdo ditë, atëherë natyrisht që është e pritshme që të mos reagojnë dhe të mos ndërmarrin masa.  

Organizata “Transparency International” që bën matjen e indeksit të perceptimit të korrupsionit në 177 shtete në raportin e saj të fundit, Kosovën e ka renditur në vendin e 111-të, sa i takon shkallës së lartë të korrupsionit.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile, disa herë i kanë bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të ashpërsojë kontrollin ndaj Qeverisë në shfrytëzimin e pronës dhe parasë publike, në mënyrë që siç kanë thënë ata, të pengohet zhvatja e saj dhe pasurimi i paligjshëm i zyrtarëve të lartë, i cili po vazhdon të rritet pa u penguar nga askush dhe në përmasa shqetësuese.

Sistemi i prokurimit në Kosovë, nga ekspertë të çështjeve ekonomike, vlerësohet të ketë krijuar nivel alarmant të korrupsionit në vend.

Pavarësisht, ndryshimeve të shumta që i ishin bërë Ligjit të prokurimit, ekspertët thonë se prokurimin publik aktual ka shumë burokraci dhe shumë mundësi të anashkalimit të ligjit dhe kijimit të privilegjeve për një kompani.

Ndryshe, qëllimi i Ligjit për Prokurim Publik është që të sigurojë mënyrën më efikase, më transparente dhe më të drejtë të shfrytëzimit të fondeve publike dhe burimeve publike në Kosovë, duke përcaktuar kushtet dhe rregullat që do të zbatohen.

Janë rreth 700 milionë euro në vit të buxhetit të Kosovës, të cilat shpenzohen përmes prokurimit publik. Profesori i ekonomisë, Naim Gashi, në një prononcim ka thënë se prokurimi publik është një ndër hallkat më delikate të shoqërisë kosovare, ku nevojitet një përmirësim urgjent.

“Prokurimi publik ka efekte shumëdimensionale në një ekonomi nacionale, për arsye se ajo përveç që e rregullon tregun e brendshëm, ndikon shumë në inkurajimin e investimeve të jashtme. Një prokurim publik jo efikas, jo transparent, i dekurajon investuesit e jashtëm që të vijnë në Kosovë dhe të futen në garë për prokurimet publike në Kosovë”, ka thënë Gashi.

Krijimi i privilegjeve për një kompani përmes prokurimit publik, krijon pabarazi në treg, ka thënë Gashi. Për ta zgjidhur problemin e korrupsionit në fushën e prokurimit publik, Gashi sugjeron disa metoda që kanë praktikuar vendet e rajonit në fushën e prokurimit.

Ajo çka do të konsiderohej më e drejtë, sipas Gashit, është një prokurim publik on-line, i cili aplikohet edhe në disa vende të rajonit dhe në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo mënyrë e prokurimit, shton Gashi, pamundëson intervenimin e palës së tretë.

“Sa i përket prokurimit publik në Kosovë, ne kemi pasur disa amendamentime të ligjit konform rekomandimeve që kanë ardhur nga Komisioni Evropian, por jo të gjitha kanë qenë të mirëseardhura për arsye se Ligji për prokurimin publik aktual ka shumë burokraci dhe në fakt ka shumë mundësi të anashkalimit të ligjit dhe krijimin e privilegjeve për një kompani tjetër”, vlerëson Gashi.

Prokurimi publik në raportet vendore dhe ndërkombëtare është konsideruar si burim i korrupsionit. Kjo fushë ka krijuar probleme të mëdha në zhvillimin ekonomik të vendit.

Raporti i Progresit për Kosovën i Komisionit Evropian, po ashtu, e kishte cilësuar fushën e prokurimit si më të korruptuarën në Kosovë.

Drejtori i Institut “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, shkallën e lartë të korrupsionit në prokurimin publik e cilëson alarmante.

“Sistemi i prokurimit ka prodhuar nivel alarmant të korrupsionit në vend. Kemi të bëjmë me një sistem të korruptuar që favorizon biznese joadekuate biznese jo efiçente, biznese më të shtrenjta, pra shkurt, biznese të caktuara të lidhura ngushtë me grupe të caktuar të interesit”, ka thënë Abdixhiku.

Kjo mënyrë e korruptuar e sistemit të prokurimit që favorizon grupe të interesit dhe jo drejtësi, bën që shumë biznese të mos marrin pjesë në proceset e tenderimit public, ka theksuar Abdixhiku.

Ndryshe, raporti i fundit i “Transparency International”, që bën matjen e indeksit të perceptimit të korrupsionit në 177 shtete, Kosovën e ka renditur në vendin e 111-të sa i takon shkallës së lartë të korrupsionit.

Shtetet, të cilat sektorin ekonomik e kanë mbështetur në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por që nuk ka pasur korrupsion as veprime korruptive, kanë pasur rritje ekonomike shumë të lartë dhe njihen si vende mjaft të zhvilluara, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike.

Sipas tyre, në Kosovë autoritetet kompetente nuk kanë krijuar një ambient të favorshëm për zhvillimin e veprimtarisë së këtyre ndërmarrjeve.

Profesori në Universitetin e Prishtinës, Ymer Havolli, në një prononcim ka thënë se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë faktorë kyç për zhvillimin ekonomik, por, për të arritur këtë duhet të krijohet funksionimi ligjor.

“Të flasësh për rrethinën ligjore te ne, në Kosovë, është një rrethinë më problematike, e cila po pengon në masë të mjaftueshme zhvillimin e këtyre ndërmarrjeve, si dhe po e pengon fluksin e investime të jashtme të futjes në Kosovë. Pse? Për shkak të paraqitjes së korrupsionit në masë të madhe, për shkak të mosfunksionimit të ligjit, i cili i mbron investimet e huaja, jo nga konkurrenca, por i mbron nga format korruptive dhe format tjera”, ka thënë Havolli.

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Promovimin e Investimeve (API),Valdrin Uka, në një prononcim të tij ka thënë se ky institucion i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, prioritet numër një i ka investimet e jashtme dhe joshjen e investitorëve për të investuar në Kosovë, mirëpo kryesisht në hapjen dhe në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Kjo joshje për investime të jashtme, sipas tij, arrihet nëse në një vend nuk ka korrupsion, por kur ata kuptojnë se në një vend ka korrupsion, ata frikësohen të shkojnë në atë vend për të investuar, ka thënë Uka. Në Kosovë janë të regjistruara 126 mijë 656 ndërmarrje, kurse prej tyre 99.1 për qind u takojnë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Nëse do të zbatoheshin në praktikë ligjet që janë në fuqi dhe nuk do të kishte korrupsion, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të funksiononin dhe do të kishin ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik të vendit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)