20 Prill 2024

Rugova me Pejën dhe Deçanin si qendra urbane turistike

Shkruar nga Ismet Azizi

Alpet Shqipatare janë sistem malor i veçantë në Siujdhesën Ballkanike që shtrihen në trekëndëshin ndërmjet Dinariteve në Veriperëndim, Sistemit të Malit Sharr në Juglindje dhe Rodopeve në Lindje dhe Verilindje.

 Alpet Shqiptare  përfshijnë rreth 3500 km2  të shtrira ndërmjet liqenit të Shkodrës, Rrafshit të Dukagjinit, luginës së Zetës, luginës së Plavës dhe Gucisë.

 Sistemi malor i Alpeve Shqiptare  përbëhet prej 24 grupeve malore dhe prej 152 majave më të larta se 2000 m, ndërsa numri mëimadhityre me pjesët më madhështore me numrin më të madh të grykave, kanjoneve, luginave me mbi 1000 km2 shtrihen në territorin e Republikës së Kosovës.

Masivi malor i Alpeve Shqiptare  është i njohur  si “Bjeshkë të Nemuna“, “Bjeshkë të Rugovës”, “Alpet Shqiptare” etj., por nga disa njerëz të vendit tonë qoftë nga shkenca qoftë nga politika apo edhe të zakonshëm viteve të fundit po kontestohet emërtimi “Bjeshkët e Nemuna” , sepse kështu për qëllime të caktuara “Prokletije” i ka emërtuar Jovan Cvijiqi një gjeograf i njohur serb, por dhe një nacionalist dhe antishqiptar i madh (Jovan Cvijiqi ishte në përbërje të komisionit për caktimin e kufijve të Shqipërisë më 1913).

 “Bjeshkët e Nemuna” është emërtim popullor dhe në literaturë është përdorur për herë të parë nga shkencëtarët francez, austriak, gjerman, anglez etj. Emërtimi “Alpet Shqiptare” është më i akceptueshëm, sepse ato vërtet janë sistem malor madhështor në të gjitha aspektet si në atë gjeomorfologjik, hidrologjik, floristik, faunistik, vegjetativ, peisazhorë etj.

Kosova nuk ka det brenda kufijve të vet, por ajo i ka Alpet Shqiptare me mjaft resurse cilësore turistike. Ato ofrojnë mundësinë e turizmit dimëror dhe malor, atij rekreativo-sportiv, turizmit kulturor të bazuar në trashëgiminë tonë të bollshme historiko-kulturore.

Rugova është një trevë malore brenda vargmaleve të Alpeve, që përputhet me pellgun e Lumbardhit të Pejës dhe shtrihet mes maleve Hajla, Shtedim, Lumbardh dhe Kopranik. Treva e Rugovës ka një pamje të amfiteatrit të zgjatur i rrethuaer me male të larta, me anët e malit dhe fundin që prekë në rrafshin aluvial të Lumbardhit  të Pejës, i cili herë herë ngushtohet në formë të kanjonit, sidomos në dalje të lumit në fushë.

Ana e majtë e pellgut është më e gjerë, ka ekpozicion jugor, është më e ulët dhe në te gjendet fshatrat e Rugovës, kurse ana e djathtë është më e ngushtë, më e pjerrët, me ekzpozicion verior.

Në pjesët e sipërme gjenden format erosive akullnajore-cirqe , govata, liqene malore dhe më poshtë  hasen materiale morenash. Në Rugovë mbizotrojnë formacionet gëlqerore të mezozoikut, me forma karstike sipërfaqësore  dhe nëntokësore (shpella).

Klima në këtë trevë është malore, me dimra të ftohët e me të reshuar bore, vera të freskëta me reshje mbi 1100 mm gjat vitit e ato ditore 8 e 10 mm. (Kuqishta). Vlera mesatare mujore e muajit më të ftohët të janarit është -2° C, ndërsa ajo e muajit më të nxehtë të korrikut 18,1 ° C , e temperatura  mestare vjetore nuk kalon 8° C. Dukuria e të reshurave të mëdha është manifestuar në rrjedhje të shumta  ujore, edhe pse në këtë hapsirë mbizotrojnë formacionet gëlqerore, që e bëjnë shtresë të përshkueshme të tokës.

Proceset e përmendura janë shprehur edhe me në formimin e tipeve të posaqëshme të tokave. Intenziteti i reshjeve në mënyrë proporcionale ka varfruar tokat në saje të pjerrësisë ë relievit dhe të lartësisë mbidetare, duke shndërruar në tokat “skeletore”për shkak të erozionit. Treva e Rugovës është e përfaqsuar me toka të mesme dhe pak produktive.

Përshkak të gjitha kushteve ekologjike, në strkturën e sipërfaqeve bujqësore mbizotron peisazhi i pyjeve. Nëpjesën lindore të Rugovës ahu është përfaqsues kryesor, ndërsa në pjesën perëndimore dhe jugore dominjnë halorët.

Në elementin e pejsazhit kullotat bëjnë formacionin e dytë bimor të Rugovës. Pjesmarrja e arave është shumë e vogël prej 1-3 % të sipërfaqeve të përgjithshme të tokave.

Rugova përfshinë një sipërfaqe rreth 200 km2, në të cilën janë 13 vendbanime dikurë me rreth 2500 banorë.

Dikurë ishte dukshëm më e banuar, mirëpo nga vitet e 60-ta popullësia e kësaj treve fillon të emigrojë dhe vendoset në Pejë apo në fshtrat rreth e Pejës, jo larg qytetit. Popullsia rugovase cilësohet si popullsi malsore, të cilët më parë janë marrë me blegtori dhe pylltari. Tash këto fshatra pothuajse janë zbrazur nga popullsia, dhe vetëm verës mund të vijnë pak më shum banorë.  Në kohët e fundit ka tentim kthimi, për ata të cilët dëshirojnë të merren me turizëm,i cili duhet të zhvillohet më shumë, pasi të ndërtohen rrugët dhe infrastruktura e nevojshme.

Alpet Shqiptare dhe Rugova si regjion më verior në të ardhmëren mund të jetë  qendër e skitarisë Kosovare dhe ballkanike duke marrë në konsideratë shtigjet e gjata 3-5km të përshatura nga natyra me dëborë stabile që arrijn lartësin deri në 2m. Është e rëndësishme që dëbora nuk rrëshqet, pra orteqet në shtigjet e skijimit nuk janë të pranishme dhe mbulesa e dëborës është e gjatë nga  muaji dhjetori deri në prill. Alpet Shqiptare në Kosovë  ndahen në tri regjione si qendra potenciale për zhvillimin e turizmit në tërësi e sidomos atij dimëror.

•    Regjioni Bjeshka e Belegut në kuoten 2200-2300 m lartësi mbidetare si qendër me mundësi për zhvillimin e skitarisë.

•    Regjioni Bjeshka e Lumbardhit, Milishevës dhe livadhet e Tiganëve.

•    Regjioni Bjeshka e Rusolisë, Shtedimi, Hajla dhe Gropa e Madhe

•    Si masiv i veçantë i studiuar është Kopraniku, me majën  më të lartë  e quajtur Çferle. E veçanta e kësaj qendre është se ajo lidhet drejtpërsëdrejti me qytetin e Pejës në anën jugperendimore ku vizitorët kanë mundësi që mbrenda ditës të shijojn ambientin e pastërt dhe bukuritë e rralla dhe në mbrëmje të kthehen në qytet.

Rugova me potencialin e saj natyror me bukuritë e shumta dhe pasuritë e saja, me burime të shumta ujore, liqenj në lartësi të ndryshme, shpella të shumta, peisazhe piktoreske të vargmaleve të lidhura në mes veti me maje të larta,me florë dhe faunë të pasur të shtrirë në tërë trevën ofron mundësi të mëdha për kryrjen e aktivitetit të shetitjes-marshimit në natyrë . Shtigjet për kryrjen e një aktiviteti të tillë janë të shumta dhe janë të punuara në mënyrë të veçant  të cilat kalojnë  përgjat bukurive të shumta natyrore, ku gjatë shëtitjes mund të mahniten me bukuritë  mahnitëse që ofron mjedisi si: liqenjt, peisazhe bjeshke, florë e faunë  etj.

Disa nga shtigjet e punuara për këtë lloj aktiviteti janë:

Drelaj-Liqeni i Vogël-Liqeni i Madh– Kuqishtë

Rekë e Allagës-Stanishtë e epërme

Drelaj-Dugaiv

Drelaj-Leqinat-Lugu i Shkodrës

Si dhe shumica  shtigje tjera. Ekzistojnë shtigje të ndryshme të cilat mund të bëhet  ecje një ditore deri në një javore

Poashtu shtigjet janë të punuara në mënyre që t’i përshtaten të gjitha grupmoshave, prej ecjeve më të lehta gjerë ato më ekstreme, ku ecja mund të kombinohet me pushtim te majeve, ngjitjen në shkembinjë.


 Peja shtrihet në skajin veri-prendimorë të luginës së plleshme të Dukagjinit,para grykës piktoreske, nën shpatët e Alpeve Shqiptare. Peja shtrihet në luginën e Lumbardhit rrethuar me Alpet Shqiptare.

Qyteti i Pejës është i vendosur në teracën neogjene aluviale në lartësi mbidetare 505-520m. Ky qytet ngritet në fushën e rrafshit të Dukagjinit dhe rrenzë bjeshkve të larta. Peja në pikpamje gjeomerfologjike përbën një tërsi ekonomike dhe në vete ruan e kultivon traditë të një historie të lashtë. Peja lidhet me çarkullimin rrugor me Prishtinën, Mitrovicën, Gjakovën, Rozhajën e Plavën.

Qyteti është i rrethuar me Bjeshkët, që janë pjesë e masivit dinamik që përfshinë tërë Ballkanin prëndimorë .Këto bjeshkë formojnë një kurorë majesh të larta siç janë:maja e Kopranikut (2460m), Mali Zhleb (2352 m), Hajla (2460 m) Mokra (1932m), malet e Lumbardhit gjegjësisht Guri i Verdhë (2522m), maja e Viellakut (2012m), Peklena, maja e Hasanit etj.

Me rrjedhë të shpejtë grykës shkëmbore të Rugovës, lumi Lumbardhi i Pejës fillon të gjarpron përgjat fushës së Pejës, duke kaluar në mes të qytetit dhe duke e ndar në dy pjesë. Lumbardhi i cili gjatë rrjedhjës formon fusha pjellore, derdhet në lumin Drini i Bardhë që buron nga bjeshkët e Zhlepit në fshatin Radac.Lumbardhi ka një sasi uji prej 300 m3  në sekond. Malet e Pejës janë të pasura edhe me liqenjë si: Liqeni i Niçinatit dhe Liqeni i Ridit.

Vetitë klimatike të Dukagjinit, pra edhe të Pejës, karakterizohen me klimë të mesme kontinentale të modifikuara, me komponente të klimës mesdhetare.

Peja si vendbanim përmendet qysh në vitin 1202. Që në shekullin e XIII Peja bëhet qendër e arqipekvisë serbe e me shpalljen e patrikanës, qendër e patriarhut. Në shekullin e XV përmendet si qendër e rëmdësishme tregëtre,e ciala afrizmin e vet e pasur të lidhur me  Dubrovnikun. Këtë funksion të tregëtisë e ka ruajtur edhe gjat periudhës osmane. 

Prej arkitekturës së qytetit, e cila i takon periudhës turke, në Pejë janë ruajtut disa shtëpi të feudalëve, siq është ajo e Tahirbegut, për të cilën konsiderohet se paraqet një stil më të pasur të arkitekturës turke. Përveç kësaj mjaft mirë janë ruajtur edhe kulla e Jasharpashës, e Sheremetit etj.

Ndryshimet në fizionominë e qytetit janë të shumta dhe në të gërshetohet e vjetra më të renë. Fizionomia e re në qendër të Pejës i jep pamje bashkëhore qytetit,me rrugë të gjera, e godina të larta e të reja.

Peja shquhet me një natyrë tërheqëse si rrallë kund tjetër. Mes pjesës më të ulët të fushës dhe pikave më të larta të maleve në afërsi të Pejës i ndanë distance vertikale prej më se 2 000 m.

Një ambient tëheqës e bënë edhe më atraktiv edhe Gryka pitoreske e Rugovës me shum ujvara dhe shpella në të, me terrene të përshtatshme për pushim dhe rekreacion, me ato për skijim gjat dimrit, me burimin e Drinit të Bardhë dhe me shpellën e Radacit në afërsi, me burime termale të Llixhës së Pejës. Me shumë elemente arkitektonike Peja ështa afirmuar në qendër të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

Peja në vitin 1953 ka pasur 21.058 banorë, në vitin 1981 shënon 54 505 banorë,  ndërsa sipas regjistrimit të vitit 2011 Peja ka vetëm 48962 banorë.

Deçani është vendosur përgjat rrugës kryesore Pejë-Gjakovë- Prizren, dhe ka pozitë të mirë gjeografike. Nëpërmjet hekurudhës në Pejë lidhet me arterien kryesore ballkanike. Rruga automobilistike nëpër Pejë, Zhleb dhe Rozhajë bënë lidhjen më të shkurtër me Detin Adriatik, ndërsa nëpërmjet Gjakovës dhe Prizrenit lidhet me pjesët jugore të Kosovës dhe me rrugën e kombit me Shqiprinë.

Deçani është afirmuar si qendër turistiko-rekreative. Fenomenet natyrore dhe ato të rralla antropogjene të këtij mjedisi parqesin motivet komplementare turistike të Rrafshit të Dukagjinit. Është me interes dhe atraktive lugina fluvialo-glaciale e Lumbardhit të Deçanit, e cila prej burimit deri në vendderdhje në Drinin e Bardhë, megjatësi 40 km, ka një pjerrtësi vertikale rreth 2 000 m.

E tërë hapësira rreth Deçnit, gjegjësisht në malet që e rrethojnë, janë me liqene akullnajore dhe me lugina të lumenjëve, të cilat kanë formë të grykës dhe janë shum tërheqëse për vizitorë.

Pyjet e llojllojshme, kullotat e shumta, fauna e pasur, ajri ifreskët dhe i pastër malor i Alpeve Shqiptare, kanë mundësuar që Deçani të afirmohet si qendër rekreativo-turistike. Valorizimi turistiki Deçanit ka fituar renomenë e vet me ndërtimin e pushimorës rrëzë malit të rrethuar me pyje të pishave dhe të gështenjës.

Në afërsi të pushimores gjendet gryka e Lumbardhit të Deçanit. Në të dalë të Lumbardhit prej grykës së vet është ndërtuar Mnastiri i Deçanit. Kisha dhe Manastiri nuk është I njohur vetëm për arkitekturën, lartësinë, dekorimin plastik të stilit romak në gurë me portalet rreth dritareve, por edhe pse është vendosur në një vend pitoresk.

Në afërsi të Manastirit, në lokalitetin Lloqan, është ruajtur një shtëpi e vjetër e drurit , e cila konsiderohet se është ndërtuar  200-300 vjet më herët se Manastiri i Deçanit. Atraktiviteti turistik, vendndodhja përgjat rrugës së rëndësishme, trendet e zhvillimit ekonomik të Deçanit kan ndikuar që me rastin e reorganizimit administrative në vitin 1960 të bëhet qendër komunale.Deri vonë Deçani ka patur fizionominë e fshatit, ndërtesa të ulëta të tipit të grumbulluar dhe kulla e Dukagjinit i japin disa elemente të arkitekturës rurale.

Ndërtimi intenziv i objekteve hoteliere, qendrës shkollore, godinave të tjera për funksionimin e administratës dhe të ndërtesve për banim, kanë ndryshuar pamjen e Deçanit. Përgjat rrugës kryesore Pejë-Gjakovë-Prizren, është ndërtuar pjesa e re e Deçanit.

Deçani për këto vite të ekzistimit jo vetëm që ka ndrysahuar pamjen por edhe numri i popullsisë është gjithnjë e më i madh. Deçani në vitin 1953  kapatur  1.339 bvanor, në vitin 1981, 3283 banorë,   ndërsa sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2011 ky vendbanim ka  3803 banorë.

Fizionomia  e elementeve tërheqëse të rajonit turistik të Rugovës me qendrat urbane Pejën dhe Deçanin   ofrojnë mundësi për zhvillimin e këtyre llojeve të turizmit:

Turizmit veror, Turizmit dimror-sportiv, Turizmit kulturor, Gjuetisë dhe Peshkimit, Turizmit Rural, Turizmit shëndetsor, shëndetsor-kurativ, Turizmit alpinist, Spelologjizmit, Turizmit transit, Turizmit ndërkufitar etj.

Alpet Shqiptare të Kosovës janë të pa ndotura dhe ekologjike, andaj   është mjaft i pasur me bimë mjekësore. Popullatës urbane që merren me grumbullim të këtyre bimëve është shumë e vogël ndërsa mundësitë janë shum të mëdha. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)