20 Prill 2024

Trimi “mirë” me shok pak

Shkruar nga Mentor Barani

Shprehja trimi mirë me shok shumë, tingëllon patetike për politikën. Çfarë domethënë kjo frazë për politikën dhe a ka kuptimin në jetën politike në skenën politike në Kosovë?

Në të vërtet, kjo është një këshillë e njohur dhe shumë e përmendur në traditën tonë shqiptare, së cilës jemi rrekur shpeshherë t’i qëndrojmë besnik. Në të vërtet, historia ka dëshmuar se vetëm atëherë kur trimi i mirë ka qenë më shok shumë, gjërat kanë mundur të ecin mirë dhe si duhet.

Mirëpo kjo këshillë, e sugjeruar nga urtësia popullore, është përdorur herë mirë e herë keq në jetën politike dhe kombëtare. Një protagonist i jetës politik, i cili që një dekadë liri në Kosovë ndodhet para sfidave të njëpasnjëshme dhe që është shembull i mirë për ta analizuar këtë fenomen, është padyshim Fatmir Limaj, njëri nga figurat kyçe gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë.

Ai u gjykua në Hagë, u shpall i pafajshëm, ishte në qeveri njëri nga shtyllat e qeverisë Thaçi 1 dhe tash ndodhet para një gjykimi i të ri, sikur të jetë i braktisur dhe pa mbështetës, ndoshta më keq edhe i mohuar.

A është  Limaj me shok shumë? Apo ai ndodhet i vetmuar në sfidat e tij para organeve të drejtësisë? Kjo pyetje po rëndon në opinionin e gjerë publik, rreth të cilës sillen shumë spekulime të shumta, por pa një përgjigje të qartë. Ajo që shohim na le të kuptojmë se ai nuk është tash i rrethuar nga shok shumë. Ndoshta është e kundërta.

Shumica e komentatorëve politik dhe e qytetarëve të shumtë, me kureshtje natyrshëm shtrojnë pyetjen, çfarë po ndodh me Fatmir Limajn?

A ka Fatmir Limaj në betejën e tij tashmë shok, apo e kundërta ata nuk i ka më?

Sa ishte në ngritje të personalitetit të tij politik, të gjithë çirreshin pas tij, ngarendnin çdo herë pas tij dhe veprave të tij, të cilat i përdornin për marketing të caktuar politik. Tash që ndodhet në pozitë të vështira, ai ndodhet i vetmuar, së paku kështu na lihet të kuptojmë nga ajo që po shohim. Ai duket si një leckë e hedhur nga shokët e tij.

Qëllimi i këtij shkrimi nuk është në fund të fundit ta analizojë këtë, por të kuptoj rëndësinë dhe nevojën e të qenit trim i mirë dhe me shok shumë.

Ndodh që njerëzit e idealit, shpeshherë politika i thyen keq, madje ka ndodh që këta njerëz shpeshherë politika t’i ndaj dhe t’i hedh nëpër blloqe të kundërta. Ç’është e vërteta, trimi i mirë, është thënë dhe vazhdon të thuhet duhet të gjithë gjithmonë më shok shumë, sepse ndryshe nuk mund të jetë i tillë.

Sot, Limaj dhe figura e tij, ndodhen para një beteje për shumë kënd absurde, të pakuptimtë dhe ndoshta të programuar. Për ne, natyrshëm shtrohet dilema, ku janë trimat e mirë dhe ku janë ata shok shumë? A janë shndërruar tani ata që bashkëjetuan njësoj me të, që ëndërruan njësoj me të, në mohues?

Fatmir Limaj bëri çmos për PDK-në dhe fitoren e saj, ashtu siç bëri çmos për vendin. Ai u sakrifikua tamam si një lider idealist, duke u vu në shërbim të partisë dhe Kosovës në çdo kohë. Tani ai ndodhet para një sfide të paparashikueshme dhe sa mund të shohim nga lëvizjet politike, ai ka mbetur i vetëm, ai nuk është më trimi i mirë me shok shumë, ai ndodhet para një mohimi, nga miqtë, nga bashkëidealistët me të cilët ndau çastet më të gëzueshme dhe më të hidhërushme, qoftë nëpër beteja lufte dhe qoftë nëpër hotelet e Tiranës.

Në kohën kur ishte në Hagë, Fatmir Limajt, i doli në ndihmë engjëlli mbrojtës i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, presidenti historik i cili e ndihmoj dhe e mbrojti ashtu siç duhet. Me këtë shembull, Ibrahim Rugova dëshmoj këtë filozofinë që po e përmendim se trimi i mirë është me shok shumë.

Rugova nëpërmjet Forumit të Rinisë të LDK-së, bëri mbrojtjen më të mirë për Limajn. Tash ai ndodhet i vetmuar. A ka një engjëll mbrojtës? Apo ai është “limani i shtrydhur” për PDK-në? Koha do ta dëshmoj a ishte ai trim i mirë me shok shumë dhe se a do të “mshelet” i vetëm a po me “shokët e shumtë”?


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)