20 Prill 2024

Qershori më i keq për hotelierët në Antalia

Ankara, 22 qershor - Hotelierët në vendpushimin turk mesdhetar Antalia llogarisin një qershor nga më të këqijat për shkak të pakësimit të madh të numrit të turistëve.

Numri i turistëve rus, të cilët kanë mbërritur në vendpushim në periudhën nga data 1 deri më 16 qershor është pakësuar me 98,5%, kurse numri i gjermanëve është pakësuar me 45%, në krahasim me të njëjtën periudhë gjatë vitit 2015.

Njëkohësisht gjatë gjysmës së parë të muajit në Antalia kanë mbërritur dy herë më shumë turistë nga Ukraina – 42 mijë veta. Sipas të dhënave të Aeroportit të Antaliasë numri i përgjithshëm i turistëve të huaj, të cilët kanë mbërritur në qytet nga data 1 deri më 16 qershor është pakësuar me 59% deri në 302 mijë veta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)