19 Prill 2024

Prishtina, pa pika informuese për turizmin

Prishtinë, 28 shtator-  Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, nuk ka Zyrë Informuese Turistike. As projekti i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, “Navigatori i Qytetit”, i cili kishte filluar në vitin 2008 për vendosjen e navigatorëve të turizmit, nuk është realizuar kurrë.

 Këshilltarja për Medie në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Vjollca Dibra, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se “Navigatori i Qytetit” është projekt i vitit 2008. “Meqenëse ky projekt nuk është realizuar asnjëherë në tërësi (në bazë të kontratës), komisioni i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në vitin 2011 ka rekomanduar që puna rreth tij të ndërpritet”, ka thënë Dibra, duke shtuar se lënda për këtë projekt është në Prokurorinë Themelore.

Gazeta ka provuar që rreth kësaj çështje të marrë përgjigje që nga 4 shtatori nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Hekrem Latifiu, por ai nuk është përgjigjur në këtë çështje. E kryetari i Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës, Baki Hoti, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se definitivisht navigatorët e turizmit janë shumë të nevojshëm ashtu si zyrat informuese për turistët, të cilat do të duhej të ishin hapur në kryeqytet.

“Mungesa e navigatorëve dhe zyrave paraqet pengesë për të gjithë vizitorët që vijnë në kryeqytet e që nuk kanë ku të marrin informacione”, ka thënë ai, duke shtuar se problem te turizmi paraqet edhe çështja e papastërtisë së ambientit. “Papastërtia ndikon shumë te vizitorët.

Ata i vizitojnë sidomos vendet malore. Dihet se Kosova ka potenciale për zhvillimin e turizmit në natyrë, prandaj papastërtia e ambientit krijon frymë negative. Për këtë çështje, qoftë institucionet lokale apo ato qendrore, duhet të marrin masa dhe të mos ballafaqohemi me dukurinë e shëmtisë së bukurive natyrore nga mbeturinat”, ka thënë Hoti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)