24 Prill 2024

Beleki i Antalias synon të fitojë 40 milion euro nga Samiti i G20

Antali, 17 gusht - Në zonën turistike Belek të Antalias vijojnë përgatitjet për organizimin e Samitit të G20-s, që do të mundësojë takimin e liderëve botërorë.

Sipas lajmit të Gazetës “Sabah”, Presidente e radhës së G20-s, Turqia do ta organizojë Samitin e Liderëve të G20-s 2015 në Provincën Antalia, në datat 15-16 nëntor.

Në këtë samit gjigand pritet të marrin pjesë 15 mijë të ftuar dhe gazetarë. Për këtë në Belek po përgatiten 17 hotele. Akreditimi do të fillojë në datën 17 shtator.

Pas kësaj date, në këtë zonë ashtu siç thotë edhe një shprehje turke “nuk do të fluturojnë as zogjtë”, pra do të merren masa tepër të larta sigurie.

Edhe personeli i hotelit po hetohet nga autoritetet turke dhe kjo zonë mbikëqyret nga 87 kamera.

Ndërkaq planifikohet në 7 pika të ndryshme të vendosen edhe sistemet e njohjeve të targave të makinave.

Adresa e mbledhjeve do të jetë Hoteli Regnum Carya. Samiti me një pjesëmarrje prej 15 mijë vetash pritet ti sigurojë këtij rajoni rreth 40 milion euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)