28 Mars 2024

Heqja e vizave me disa vende rrit numrin e turistëve në Shqipëri

Tiranë, 26 qershor - Heqja e regjimit të vizave me disa shtete që kanë shprehur interesimin e tyre për turizmin shqiptar ka nisur të japë rezultatet e para.

Ditën e enjte në Shqipëri mbërriti grupi i parë i turistëve nga Ukraina, Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani.

Me këto vende Shqipëria aplikon për herë të parë regjimin e lëvizjes së lirë pa viza për muajt e verës. Periudha është nga 1 qershori deri më 1 nëntor.

Sipas Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, kjo nismë është në kuadër të planit të masave për rritjen e turizmit, duke lehtësuar hyrjen në Shqipëri të shtetasve nga disa vende.

Veç  Ukrainës, Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit, pjesë e regjimit pa viza këtë vit janë edhe Arabia Saudite, Katari, Omani, Bahrejni dhe Gjeorgjia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)