25 Prill 2024

Prezantohet plani hapësinor për Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna

Prishtinë, 29 prill - Pas përfundimit të draft planit dhe në bazë të Ligjit për Planifikim Hapësinor, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Instituti për Planifikim Hapësinor organizojnë Shqyrtimin Publik për dokumentin Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Sipas rregullave në fuqi, shqyrtimi publik do të zgjasë 60 ditë nga dita e fillimit te shqyrtimit.

Në kuadër të këtij procesi me të drejtë presim angazhimin e të gjithë të interesuarve, në mënyrë të veçantë të ekspertëve, shoqatave të ndryshme, përfaqësuesve të komunave pjesëmarrëse dhe qytetarëve, të cilët me komente dhe rekomandime do të ndihmojnë në plotësimin e dokumentit final.

Sipas procedurës, dokumenti i plotësuar do të dorëzohet në Qeveri dhe në Kuvendin e Kosovës për aprovim përfundimtar. 

Ddokumenti është rezultat i punës së përbashkët të sektorëve të rëndësishëm të Qeverisë së Kosovës, komunave, institucioneve relevante, profesionistëve të fushave të ndryshme si dhe pjesëmarrësve nga shoqëria civile.


 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)