18 Prill 2024

U prezentua uebfaqja e përpunuar e turizmit

Prizren, 12 shkurt - Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik (DTZHE) në Prizren organizoi prezantimin e  uebfaqes së përpunuar dhe përditësuar të turizmit www.prizren360.com.  

Përpunimi i uebfaqes është bërë në përputhje me praktikat e suksesshme moderne dhe paraqet një tjetër kontribut drejt zhvillimit të sektorit të turizmit.

Përmes kësaj uebfaqe turistët do të kenë mundësine të njihen më afër me kulturën dhe historinë e Prizrenit si dhe të informohen rreth potencialit dhe ofertave turistike të këtij qyteti. Uebfaqja është kompatibile me të gjitha pajisjet elektronike moderne dhe ofron informata të rëndësishme për turistët.

Përpunimi i uebfaqes u realizua në kuadër të projektit të UNDP-së “Ndihmë Tregtisë” që financohet nga Ministria për Punë të Jashtme të Finlandës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)