25 Prill 2024

Pogradeci turistik i mrekullueshëm në dimër

Pogradecë, 4 janar - Qyteti i Pogradecit mbetet gjithmonë një destinacion i preferuar në stinën e dimrit, sidomos kur bien reshje bore. Pamja piktoreske e liqenit dhe borës, i japin qytetit një sfond të mrekullueshëm.

Edhe pse i ftohtë dhe i acartë, dimri këtë vit mbërriti në Pogradec me reshje të shumta bore që i mahniti turistët me skulpturat prej akulli, që u formuan pranë liqenit. Shumë turistë dhe vendas të qytetit, nxituan të bënin fotografi te liqeni i cili kishte ngrirë dhe kishte formuar një urë prej akulli.

Uji i ngritur pas përplasjes së dallgëve të liqenit krijoi këtë vit, stalaktite akulli në pasarelat e ndërtuara në bregun e tij. Ky ishte një fenomen që nuk ka ndodhur për të paktën 25 vjet nb Pogradec. Ne po ju sjellim një album me foto të mrekullueshme të bëra në Pogradec..      

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)