24 Prill 2024

Shqiptarët s’njohin Shqipërinë turistike, të huajt më shumë

Tiranë, 14 dhjetor - Shqipëria zotëron petenciale të shumta turistike për lëvrimin e të gjitha llojeve të turizmit, por nga shqiptarët pak njihen.

Një fakt i tillë konfirmohet nga vetë Ministrja e Turizmit Eglantina Gjermeni, sipas të cilës të huajt që jetojnë në vendin tonë kanë shumë më informacion në këtë drejtim.

“Shqipëria peizazhin e ka të mrekullueshëm. Ka thyerje relieve që krijon mundësi potenciale shumë të mira për zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit.Ne vetë pak e njohim Shqipërinë, pak informacion kemi, pak e promovojmë turizmin brenda vendit dhe pak kemi bërë për ta promovuar Shqipërinë në botë”.

E ftuar në emisionin“Jamais Vu” të gazetarit, Mustafa Nano në OraNews, Ministrja rrëfeu sfidat me të cilat përballet turizmi.

“Pjesa e komenteve negative që turistët kanë dhënë për Shqipërinë ka qenë cilësia e shërbimit dhe papastërtitë. Për këtë ne filluam punën, për një Shqipëri të pastër. Ky proçes duhet të bëhet nga të gjithë ne”.

E nëse një mik i huaj do ta telefonte nga jashtë për një qëndrim dyditor në Shqipëri, Gjermeni do ti rekomandonte këtë guidë turistike.

“Varet nga interesi. Ishte Sekretari i Organizatës Botërore të Turizmit para dy muajsh dhe e kemi çuar në Apolloni dhe Ardenicë meqenëse ai katër vite më parë kishte qenë në Berat dhe Krujë. Sigurisht Durrësi është një destinacion tjetër, Korça, Pogradeci, Valbona, Shkodra”.

Një tjetër problem që është nën kompetencën e Ministrisë që ajo drejton është dhe strehimi. Gjermeni thekson se kjo është një problematikë e hershme, ende pa zgjidhje, por që pritet të marrë rrugë me reformën territoriale.

“Një komponent i Ministrisë është strehimi. Përgjegjësia sa i përket strehimit në legjislacion është e pushtetit vendor. Ata kanë mundësinë të identifiklojnë listat e të pastrehëve dhe me këshillat bashkiakë të hartojnë një listë të atyre që janë nevojtarë dhe ti sjellin në Ministri për të marrë kredi me interes të ulët. Një mënyrë tjetër është ndarja e banesave sociale. Ne si Ministri kemi pasur mundësi të suvencionojmë kredi me interes të ulët përmes Entit Rregullator të Banesave.

Është një problem që ka vite që në Shqipëri është i pazgjidhur. Sapo kemi bërë një vlerësim real të situatës. Banesat sociale, kreditë me interes të ulët, identifikimi i familjeve në nevojë dhe dhënia e mundësisë për të blerë një apartament me kosto të ulët është një mundësi. Një mundësi tjetër është në bashkëpunim me shoqata ndërtuesish apartamente që i kanë stoqe dhe nuk janë shitur ti blejë shteti apo Enti i Banesave dhe tua jap me çmim më të ulët njerëzve në nevojë. Besoj shumë që me reformën territoriale do të hyjmë më mirë në rrugën e zgjidhjes”.

Me një karrierë 18 vjeçare si pedagoge pranë Departamentit të Punëve Sociale, në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, Ministrja rrëfen marrëdhëniet e ngushta që ka pasur me librin, por që aktualisht koha e vetme që gjen për të është kur udhëton në avion.

“Kam një marrëdhënie disafish me librat, i dua shumë. Ka pasur momente që librat profesional mbizotëronin mbi ata arstistikë. Tani më vjen shumë zor ta them, por nuk kam kohë të lexoj. E vetmja kohë që lexoj libra jashtë punës është kur udhëtoj në avion, shkoj diku. Duhet menaxhuar më mirë dhe duhet gjetur koha”.

Familjen e ka të shenjtë dhe beson shumë në modelin e prindërve në familje sikundër dhe shoqëri.

“Unë kam dy fëmijë. Një djalë dhe një vajzë, 22 dhe 8 vjeç. Në fillim ishte djali dhe nuk e mendova se do të kisha një fëmijë të dytë duke menduar për karrierën. Pastaj erdhi vajza që na e ndryshoi jetën me shumë dashuri dhe energji. Djali studion për statistikë jashtë Shqipërisë, vjen nesër për festa.

Unë besoj shumë te fuqia dhe modeli që jep një familje. Besoj shumë te modeli i prindërve në shoqëri dhe familje. Gjithashtu dhe prania. Për mua me rëndësi është që fëmijët të marrin dashuri”.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)