25 Prill 2024

Zyrtarizohet fituesi i projektit për Brezovicën

Prishtinë, 25 nëntor - Ministria e Tregtisë e ka shpallur edhe zyrtarisht konsorciumin nga Franca fitues të projektit për Brezovicën.

Kjo ministri e ka publikuar njoftimin për dhënie të kontratës në ueb-faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ndërsa është rekomanduar për kontratë konsorciumi “Compagnie des Alpes SA” & “MDP Consulting” & “PGI Managmanet” & “Outdoor Kosovo”.

Javën e kaluar ishte njoftuar se Komiteti drejtues ndërministror i Brezovicës i kishte mbështetur rekomandimet e ekspertëve dhe raportin e vlerësimit për projektin e Brezovicës.

Njoftimin për përzgjedhjen e konsorciumit fituesit e kishte publikuar edhe kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, në profilin e tij në “Facebook”.

Njoftimi për dhënie të kontratës është publikuar më datën 21 nëntor, kurse parashihet që nënshkrimi i kontratës të bëhet më datën 3 mars të vitit 2015.

Në total në këtë projekt parashihet të investohen 409 milionë e 509 mijë euro.

(Koha)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)