18 Prill 2024

Promovohet zhvillimi rajonal përmes turizmit kulturor në Prizren

Prishtinë, 25 nëntor - Organizata Jo Qeveritare EC Ma Ndryshe sot organizon konferencën promovuese të projektit “Zhvillimi rajonal përmes turizmit kulturor në Prizren”, përkrahur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës në Programin për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Në pjesën e parë të konferencës promovuese do të bëhet prezantimi i projektit “Zhvillimi rajonal përmes turizmit kulturor në Prizren” nga përfaqësues të UNDP-së dhe EC Ma Ndryshe.

Në pjesën e dytë do të diskutohet për bashkëpunimin mes të gjitha komunave të rajonit të Prizrenit, operatorëve turistik, organizatave të shoqërisë civile dhe hisedarëve të tjerë për strukturimin dhe pasurimin e ofertës turistike të Rajonit Ekonomik Jug.

Promovimi i ofertës turistike të rajonit mund të arrihet përmes veprimit të përbashkët të të gjithëve, përfshi shkëmbimin e përvojave dhe materialeve të prodhuara për këtë qëllim, nga komunat e rajonit, operatorët turistik dhe organizatat e shoqërisë civile.

Projekti ““Zhvillimi rajonal përmes turizmit kulturor në Prizren” do të zbatohet në Komunën e Prizrenit, me një shtrirje të përzgjedhur edhe në komunat tjera të rajonit (Dragash, Rahovec, Mamushë, Malishevë dhe Suharekë).

Objektivi i përgjithshëm i projektit është t’i mbështesë përpjekjet për zhvillim ekonomik lokal dhe rajonal në Rajonin Ekonomik Jug duke strukturuar dhe pasuruar ofertën kulturore turistike të rajonit nëpërmjet produkteve dhe shërbimeve të reja dhe unike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)