28 Mars 2024

Thaçi: Kosova do të shndërrohet në qendër të turizmit dimëror

Prishtinë, 17 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se investimi në Brezovicë,  do të shndërron Kosovën në qendër të turizmit dimëror duke hapur 3,000 vende të reja të punës.

Sipas tij një nga projektet më të rëndësishme të ekonomisë kosovare sot u finalizua në mënyrë të përkryer. Komiteti Ndërministror pranoi rekomandimin e ekspertëve të USAID për ofertën më të mire dhe një konzorcium francez me ofertën prej 410 milionë euro morri vlerësimin pozitiv. Ky investim do të shndërron Kosovën në qendër të turizmit dimëror duke hapur 3,000 vende të reja të punës.

\"Mbi 35 kilometra pista skijimi do të ndërtohen që në fazën e parë, 7 ski-liftë por edhe pajisje për turizëm veror si akuaparku. Ky është një lajm i shkëlqyeshëm dhe shënon përfundimin e një procesi transparent, serioz dhe me pasoja afatgjata për ekonominë kosovare. Falënderoj Komisionin Europian, USAID, ministrat dhe komunat e involvuara. Urime edhe qytetarëve\", ka shkruar Thaçi në facebook.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)