25 Prill 2024

Tre milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit 2014

Tiranë, 27 tetor - Zyrtarët e qeverisë së Republikës së Shqipërisë kanë deklaruar se është rritur numri i turistëve të huaj në këtë vend.

Tre milionë turistë, sipas Organizatës Botërore të Turizmit, kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit 2014, duke shënuar një rritje me rreth 20% krahasuar me një vit më parë.

Por, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj organizate, Taleb Rifai, si një vend me bukuri natyrore, historike e kulturore të pazbuluara ende, Shqipëria zotëron të gjithë potencialin për të rritur këtë numër turistësh.

“Shqipëria është padyshim një nga destinacionet turistike më premtuese, jo vetëm në Europë, por në botë. Nuk është ende një vend i pushtuar, por një hapësirë e lirë në hartën botërore të turizmit. Pra e ardhmja e Shqipërisë duhet të jetë e lidhur më mirë me të ardhmen e rritjes së turizmit, për një zhvillimin social, ekonomik dhe mjedisor”, tha Rifai.

Sezonaliteti në turizëm, që për shumë vende është një problem i tejkaluar prej kohësh, në Shqipëri vazhdon të përqendrojë investimet dhe punësimin në tre muaj, duke krijuar më pas një periudhë vakuumi me largimin e stinës së nxehtë.

Për zotin Rifai, Shqipëria zotëron recetën për të ofruar turizëm përgjatë gjithë vitit, përmes kombinimit befasues të maleve dhe detit, trashëgimisë kulturore dhe historike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)