29 Mars 2024

Turistët e huaj në Shqipëri: Do të rikthehemi sërish

Tiranë, 27 korrik - Turistët e huaj janë të kënaqur nga shërbimi, mirësjellja dhe mikpritja që gjejnë në Shqipëri. Agjencia Kombëtare e Turizmit realizoi një anketim në plazhet e Jugut, mbi hyrjen dhe kushtet e qëndrimit në bregdetin shqiptar.

Kryesisht turistët e intervistuar u shprehën të kënaqur nga mirësjellja dhe mikpritja e ofruar, të mrekulluar nga bregdeti, sidomos ai në jug.

Ndërkohë ndërtimet pafund dhe hera herës të shëmtuar ishin një gjë e që i binte lehtësisht në sy.

Sugjerimi i tyre përgjithësisht kishte të bënte me ruajtjen e balancës në ndërtime në raport me natyrën duke i dhënë përparësi sigurisht kësaj të fundit. Ata u shprehën se do të vizitojnë Shqipërinë përsëri sezonin e ardhshëm veror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)