19 Prill 2024

Plazhet gjallërohen gjatë fundjavës

Strugë, 20 korrik - Një numër i madh i pushuesve këtë fundjavë kanë pushtuar plazhet e Strugës, buzë liqenit të Ohrit.

Struga këtyre ditëve i është kthyer atmosferës turistike, pasi që qyteti është stërmbushur me mysafirë, turistë të huaj, por edhe mërgimtarët që ditëve të fundit kanë mbërritur për pushime në vendlindje.

Nuk mungojnë as mysafirë-pushues edhe nga Kosova e  Shqipëria. Kjo është situate momentale në Strugë, ose së paku kështu mund të vlerësohet gjendja, nga ajo që vërehet në plazhet e Strugës.

Për sa i përket numrit të mysafirëve, që aktualisht  pushojnë në Strugë, edhe më tej është vështirë të saktësohet, për shkak të mungesës së një evidence precize ose të përafërt zyrtare për mysafirët vendas, ndërsa sa i përket atyre nga vendet tjera, situate paraqitet më e qartë për shkak të dispozitave ligjore të paraqitjes së detyrueshme të mysafirëve të huaj, qoftë në hotele, ose në sektorin privat.

Struga ka kapacitete të mjaftueshme për të përballuar gjithë fluksin eventual të mysafirëve dhe pushuesve ditor që mund të vërshojnë në fund të muajit të Shenjtë të Ramazanit, e sidomos pas festës së Fitër Bajramit.

Vlen të theksohet se plazhet e qytetit  janë përgatitur relativisht mirë, higjiena është në nivel të duhur, objekte hotelierike të koncesionerëve ofrojnë të gjitha shërbimet dhe ajo që është edhe më pozitive, në plazhet e koncesionuara, janë ekipet mobile të shpëtimtarëve në ujë nga Kryqi i Kuq. Kur jemi tek ekipet e shpëtimtarëve në ujë, sipas pohimeve të tyre, ata kanë pasë disa ndërhyrje dhe intervenime të suksesshme duke ndihmuar ata që kanë pas nevojë për ndihmë.  (M.Latifi/INA)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)