28 Mars 2024

Për herë të tetë shënohet “Ora e Tokës” edhe në Kosovë

Prishtinë, 25 mars - Me rastin e shënimit të “Orës së Tokës - Earth Hour" sot do të zhvillohen aktivitete të ndryshme me qëllim të sensibilizimit të opinionit për rëndësinë që ka kursimi i energjisë në mbrojtjen e mjedisit.

Qëllimi i kësaj iniciative është organizimi për herë të tetë në Kosovë i aktivitetit i cili fton individët, grupet e interesit, institucionet qeveritare dhe joqeveritare, bizneset etj që sot prej orës 20:30 – 21:30 për 1 orë të fikin dritat dhe aparaturat e tepërta elektrike, duke ia dedikuar këtë Tokës, planetit tonë që po vuan nga ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike.

Ora e Tokës është organizim i WWF (Fondi Botëror për Natyrë), organizatës më të madhe mjedisore në botë e që partner mbi bazë vullnetare në implementimin e këtij aktivitetit për Kosovë si edhe herave tjera ka Shoqatën Ekologjike “Eko Viciana”.

Në Orën e Tokës 2017 janë ftuar të marrin pjese të gjithë!

Edhe këtë vit organizimi qendror është paraparë të bëhet në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë ku do të vendoset stenda me qëllim të firmosjes publike për pjesëmarrje në Orën e Tokës në Kosovë, një ceremoni simbolike dhe e bukur, që në vitet e mëparshme ka pasur shumë sukses.

Do të organizohet edhe një fushatë ndërgjegjësimi ku planifikohen të shtypen një numër i konsideruar i fletëpalosjeve dhe posterave  të cilët do të shpërndahen nëpër qytet.

Shënimi i Orës së Tokës në Kosovë, po realizohet në saje të punës vullnetare të ambientalistëve dhe dashamirësve të mjedisit nga Eko Viciana.

Në shpresojmë se mediat do të kenë rolin e tyre në sensibilizimin e opinionit të gjerë për ti dhënë rëndësinë e duhur promovimit të kësaj ngjarje e cila konsiderohet si \"aksioni më i madh dhe më masiv mjedisor që historia ka njohur ndonjëherë\".
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)