29 Mars 2024

Shqipëria me konsumatorët më të mëdhenj të ullirit në botë

Tiranë, 11 shkurt - Shqipëria renditet një ndër vendet me konsumatorët më të mëdhenj të ullirit në botë, me 10.7 kilogram për frymë në vit, bën të ditur raporti i Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit.

Shqiptarët lënë pas në renditje, me diferencë të theksuar vendet e tjera si Algjeria, me 6.2 kilogramë për frymë,  por edhe Spanjën që njihet si prodhuesi më i madh dhe konsumatori më i madh i ullirit.

Në Raportin e Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit, anëtare e të cilit është edhe Shqipëria,  thuhet se, në Shqipëri konsumohen 31 mijë tonë ullinj në vit, dhe në raport me popullsinë, kjo e bën vendin më të madh konsumator të ullirit në botë.

Grekët ndërkohë konsumojnë vetëm 1.8 kilogramë në vit. Në Evropë, konsumi i ullirit është dyfishuar pas viteve 90-të, nga 300 mijë tonë në rreth 600 mijë tonë.

Një raport tjetër i këtij këshilli i disa muajve më parë, theksonte se, industria e vajit të ullirit është në krizë në rang global dhe se Shqipëria është një ndër tre vendet  e vetme në botë, ku projektohet të mos ketë rënie të prodhimit gjatë këtij viti, përkundrazi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)