28 Mars 2024

Ministri Krasniqi merr pjesë në Forumin Global për Bujqësi

Berlin, 20 janar - Memli Krasniqi, me ftesë të homologut të tij gjerman, Christian Schmidt, ka udhëtuar sot për në Berlin për të marrë pjesë në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi.

Ky Forum mbahet në kuadër të Panairit ndërkombëtar “International Green Week”, në Berlin të Gjermanisë.

Gjatë kësaj vizite, ministri Krasniqi do të jetë i pranishëm edhe në Samitin Global të Ministrave të Bujqësisë, që po mbahet në kuadër të Forumit Global për Ushqim dhe Bujqësi, ku edhe do të mbajë një fjalë rasti.

Ministri Krasniqi gjithashtu do të zhvillojë takime me homologët e tij nga vendet pjesëmarrëse në këtë forum, por edhe me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme të bujqësisë nga Gjermania dhe vende të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)