18 Prill 2024

MBPZHR ofron mbështetje për fermerët e Deçanit

Prishtinë, 28 tetor - Fermerët e Deçanit nëpër vite janë mbështetur me grante dhe subvencione nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe kjo mbështetje do të vazhdojë, gjithnjë me synimin që të rritet. Kështu tha Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi në një takim me kryetarin e Komunës së Deçanit,  Rasim Selmanaj.

Me këtë rast, ai e njoftoi kryetarin më hollësisht lidhur me përkrahjen e MBPZHR-së në kuadër të masave mbështetëse të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, si dhe me ecurinë e implementimit të këtij programi deri më tani, ku në kuadër të të cilit ai tha se kanë gjetur mbështetje edhe fermerët e kësaj komune, të cilët kanë traditë në disa kultura dhe aktivitete bujqësore.

Në këtë drejtim, ministri e njoftoi kryetarin edhe me disa nga prioritetet e ministrisë për vitin e ardhshëm, me ç’rast ai tregoi se mbështetja do të rritet në vazhdimësi për fermerët anë e mbanë vendit.

Ai inkurajoi kryetarin Selmanaj që komuna të shtojë investimet në bujqësi, duke shtuar kështu prodhimin vendor dhe hapur vende të reja pune.

Nga ana e tij, kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj e falënderoi ministrin për gatishmërinë për avancim të projekteve në këtë sektor, si dhe e njoftoi për sfidat dhe të arriturat e komunës në fushën e bujqësisë.

Ai shprehu shqetësimin për mungesën e kapaciteteve të ujitjes në këtë komunë, për çka tha se do të punohet në të ardhmen bashkërisht.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)