29 Mars 2024

Veseli u premton fermerëve zgjerimin e rrjetit te ujitjes

Krushë, 19 shtator - Gjatë vizitës në fshatin Krushë e Vogël, kryeparlamentari Veseli i shoqëruar nga fermeri Sahit Hoti kanë nisur procesin e vjeljes së perimeve të kultivuara nga familja Hoti.

Pastaj, kryeparlamentari Veseli qëndroi për vizitë në fshatin Piranë ku bashk me fermerin Ramadan Dajçi panë nga afër vjeljen e perimeve në fermën e tij.

Kryeparlamentari Veseli u premtoi fermerëve që vitin e ardhshëm, Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Bujqësisë do të zgjerojë rrjetin e ujitjes në këto fshatra.

Pas ndjekjes së procesit të vjeljes së perimeve, kryeparlamentari Veseli i shoqëruar nga zëvendësministri i Bujqësisë Kurtan Kajtazi kanë vizituar qendrën e grumbullimit të perimeve \"Abi Center\" ku kanë parë nga afër gjitha produktet që fermerët i dorëzojnë për përpunim final.

\"Sot pamë një mrekulli të natyrës sonë, të dorës së njerëzve punëtorë.
Pamë një cikël prodhimi, që nga puna në ara, deri këtu tek përpunimi dhe prodhimi, si për tregun vendor, ashtu edhe për atë ndërkombëtar. Jemi në një kompani e cila e ka një histori suksesi, me mbi 700 punëtorë dhe rreth 1 mijë fermerë që bashkëpunojnë me të. Ky është një tregues suksesi i bashkëpunimit midis fermerëve, prodhuesve dhe institucioneve të vendit tonë. Nëpërmjet kësaj, mund të arrihet që bilanci ynë tregtar në fushën e eksportit, të përmirësohet, si dhe në punësimin e të rinjve, duke e fuqizuar kështu ekonominë tonë. Do të rriten gjithashtu subvencionet për fermerët dhe kompanitë e suksesshme\", tha kryeparlamentari Veseli.

Nga ana e tij, pronari i qendrës grumbulluese \"Abi\", Irfan Fusha, e falënderoi kryeparlamentarin Veseli për vizitën dhe mbështetjen e dhënë për prodhimet vendore.

\"Aktualisht jemi në fazën e grumbullimit të specave. Nga fusha, prodhimi përpunohet dhe del në treg brenda ditës, qind, për qind bio. Para disa viteve, 98 për qind të lëndës së parë e kemi importuar, kurse tani kemi arritur që 99 përqind ta sigurojmë nga fermerët tanë\", tha Fusha.

Ai tha se kompania \"Abi\" ka 140 produkte të saj dhe gradualisht po e rritë edhe më shumë numrin e produkteve vendore. 

Edhe zëvendësministri i Bujqësisë, Kurtan Kajtazi tha se Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë të mbështesë prodhuesit vendorë që punojnë tokën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)