24 Prill 2024

Ambasadorja Gjermane Vites, premton përkrahje për AUV-në

Prishtinë, 27 korrik - Ambasadorja e  Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Angelika VIETS, sot vizitojë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës.

Ajo u pritë nga  Dr. Valdet GJINOVCI , Kryeshef Ekzekutiv i AUV-së, Prof. Dr. Eberhard Haunhorst President i Zyres Shteterore te Saksonise se Ulet per Siguri Ushqimore dhe Mbrojtje te Konsumatorit dhe Dr. Erhard Zittlau udheheqes i projektit te binjakëzimit “Mbështetje për Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosove”. Dr. Gjinovci shprehu mirëseardhjen Znj. Viets dhe e njohu me punët dhe të arriturat e autoritetit në fushën e sigurisë ushqimore dhe shëndetit të kafshëve, me theks të veçantë në dinamiken dhe të arritura e projektit për mbështetjen e Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë i cili financohet nga BE por implementohet nga ekspertet e shtetit Gjerman.

Me tej z. Gjinovci shtoj se ne kemi një përvojë të mirë me ekspertet e shtetit gjerman të cilët  kanë implementuar projekte qe nga viti 2009 dhe jemi duke i shfrytëzuar ende ato të arritura, besoj se edhe ky projekt do te jete vazhdimësi e punës dhe arritje e rezultateve.
 
Angelika VIETS, Ambasadore e  Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, u shpreh e kënaqur me  sukseset  e punës se përbashkët ndërmjet dy autoriteteve. Ajo gjatë vizitës qe i bëri Laboratorit të Ushqimit pa nga afër zhvillimin e metodave të reja testuese, ngritjen e cilësisë dhe besueshmërisë në rezultatet laboratorike të lëshuara nga LUVK.





   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)