26 Prill 2024

Projekti i MBPZHR për parandalimin e etheve hemorragjike me rezultate

Prishtinë, 31 maj - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, edhe sivjet ka ndarë 400 mijë euro për të realizuar fushatën për parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo dhe eliminimin e rriqrave në zonat endemike të Republikës së Kosovës.

Plani operacional për këtë fushatë tashmë është përfunduar nga kompania përkatëse për këtë punë, e cila është kontraktuar nga MBPZHR-ja.

Gjatë kësaj fushate, kjo kompani ka spërkatur zonat endemike në komunën e Malishevës në një sipërfaqe prej 2 mijë hektarë, që sipas të dhënave zyrtare ky dezinfektimi i hershëm, për vite me radhë, që është financuar nga MBPZHR-ja, ka ndikuar pozitivisht në parandalimin e përhapjes së etheve hemorragjike-Krime Kongo, e rrjedhimisht edhe parandalimin e rasteve të mundshme të vdekjes. Ky projekt implementohet tash e katër vjet nga MBPZHR-ja.

Ministria e Bujqësisë, është pjesë e Këshillit Ndërministror për parandalimin e etheve hemorragjike, këshill ky i formuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, pjesë e të cilit janë edhe Ministria e Shëndetësisë, MMPH-ja, si dhe FSK-ja, e cila e shënjëzon territorin e rrezikuar.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)