25 Prill 2024

Turqia e treta në botë për prodhimin e grurit

Ankara, 18 maj - Sipas raportit të Këshillit Ndërkombëtar për Drithërat (IGC) mbi situatën botërore të drithit në sezonin korrik 2016/qershor 2017 Turqia me një prodhim të parashikuar prej 3,6 milionë tonë pritet të renditet e treta në botë pas Bashkimit Evropian (BE) dhe Kanadasë në prodhimin total të grurit të fortë (triticum durum).

Presidenti i Degës së Inxhinierisë Ushqimore në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Arkitekturës së Universitetit “Okan”, Prof. Dr. M.Hikmet Boyaxhiollu (Boyacıoğlu) në një prononcim tha se Këshill (IGC) parashikimin lidhur me prodhimin botëror të grurit të fortë, nga 34,5 milionë tonë që është realizuar sezonin e kaluar do ta rrisë në 39,3 ton për periudhën 2015-2016, ndërsa për sezonin korrik 2016/qershor 2017 prodhimi do të ulet me 2% dhe pritet të realizohet me 38,6 milionë ton.

Sërish sipas parashikimeve të Këshillit, Turqia në sezonin 2016/2017 pritet të realizojë një prodhim të grurit të fortë në nivelin e 3,6 milionë tonëve duke u renditur kështu në vend të tretë në shkallë globale pas Bashkimit Evropian (8,7 milionë ton) dhe Kanadasë (6,2 milionë ton).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)