25 Prill 2024

Bota në një krizë mungese të orizit

New Delhi, 6 maj - Kushtet klimaterike, shpesh të ndryshueshme dhe ekstreme pritet që shumë shpejt të çojnë botën në një krizë mungese të orizit.

Moti i nxehtë dhe përmbytjet e shkaktuara nga sistemi El Nino vazhdojnë të prekin të mbjellat në Indi, Pakistan, Tailandë dhe Vietnam, ku rritet 60% e gjithë orizit në botë.

Rezervat e grurit në këto vende janë parashikuar të bien në 19 milionë tonë deri në fund të këtij viti, nga një kulm prej 43 milionë tonë që ishte në vitin 2013.

“Nuk ka dyshim që situata është shumë e vështirë dhe kjo do të shkaktojë rritje të kërkesës. Zgjerimi i kësaj krize varet nga çfarë ndodh gjatë sezonit të musoneve. Nëse shkon keq në Indi dhe Indonezi, dhe kulturat nuk grumbullojnë ujë, atëherë na presin telashe”, është shprehur Dr. Samarendu Mohanty nga Instituti Ndërkombëtar Kërkimor i Orizit për Independent.

Sezoni i musoneve në Indi zgjat nga muaji korrik deri në muajin shtator dhe furnizon deri në katër të pestat e shiut vjetor të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)