28 Mars 2024

Hortikultura pajiset me 10 kositëse, 5 freza, 2 eskavatorë dhe 1 traktor

Prishtinë, 2 shkurt - Sot, Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, vizitoi Ndërmarrjen Publike "Hortikultura", ku u njoftua për përgatitjet e kësaj ndërmarrjeje për punët pranverore në qytet.

Kësisoj, ai u njoftua se "Hortikultura" është pajisur me 10 kositëse rotative, 5 freza motorik, 2 eskavatorë dhe 1 traktor me mekanizëm përcjellës.

Nënkryetari, Sejdiu së bashku me Drejtorin e Ndërmarrjes \"Hortikultura\", Isak Rakovica, vizitoi edhe serat e ku janë të kultivuara rreth 2000 fidane dhe rreth 350000 lule, të cilat do të mbillen gjatë muajve pranverorë në hapësirat e gjelbërta të kryeqytetit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)