26 Prill 2024

Bletaria, një sektor i mbështetur dhe me potencial

Prishtinë, 1 tetor - Në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë u hap sot “Panairi i Bletarisë”, nën organizimin e Lidhjes së Bletarëve të Kosovës dhe me mbështetjen financiare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në hapje të këtij panairi një fjalë rasti mbajti edhe zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi.

Ai tha se ky panair është një mundësi më shumë për promovimin e këtij sektori që ka mjaft potencial në Kosovë.

Januzi përmendi mbështetjen që MBPZHR-ja ka dhënë nder vite por edhe këtë vit, duke theksuar se është përkrahje nga më e madhja që jepet në rajon për këtë sektor.

Zëvendësministri Januzi tha se mbështetja do të rritet në vitin e ardhshëm, si në pjesën e granteve ashtu edhe subvencioneve.

Nga ana tjetër, drejtues të Shoqatës së Bletarëve vlerësuan zhvillimin e këtij sektori deri më tani dhe mbështetjen e dhënë nga MBPZHR-ja. Ata thanë se duhet të punohet edhe më shumë në avancimin e këtij sektori në përgjithësi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)