25 Prill 2024

Ambasadorja turke premton përkrahje në rrugën e zhvillimit ekonomik

Prishtinë, 1 shtator – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim njohës, ambasadoren e re të Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e reja për projekte të përbashkëta, në veçanti në fushën ekonomike.

Ministri Krasniqi e uroi ambasadoren për detyrën e re dhe vlerësoi lartë angazhimin dhe vullnetin e saj për të kontribuar në forcimin e raporteve mes dy vendeve. Ministri e informoi atë me zhvillimet në sektorin e bujqësisë në Kosovë, duke e theksuar faktin se ka çdo vit rritje të prodhimit dhe kjo falë edhe mbështetjes nga grantet qeveritare.

Ai theksoi se bujqësia për këtë mandat është prioritet si sektor kontribuues në zhvillim dhe punësim. Ministri tha se si qeveri po punojmë që prodhimet kosovare të gjejnë treg në vende të ndryshme të botës. Në këtë drejtim ai edhe para ambasadores shprehi nevojën që të rritet eksporti i produkteve kosovare në Turqi. Ministri Krasniqi tha se do të ketë shumë bashkëpunime ekonomike mes dy vendeve në të ardhmen dhe për këtë shprehi gatishmërinë para ambasadores.

Nga ana e saj, ambasadorja Kivilcim Kiliç tha se ndjehet mjaft e lumtur për detyrën e saj në Kosovë dhe se mbetet mision i saj që të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ambasadorja vlerësoi raportet e deritanishme mes dy vendeve, në veçanti në ato ekonomik dhe theksoi se ka gjithmonë nevojë për më shumë bashkëpunim. Për këtë ai premtoi angazhim maksimal, për të ndihmuar Kosovën në rrugën e zhvillimit ekonomik.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)