25 Prill 2024

Gjakova shënoi ditën e exportit të perimeve kosovare

Prishtinë, 27 gusht - Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila  ka marr pjesë sot në organizimin e ditës fushore dhe ditës së exportit të perimeve në Kosovë, e cila u mbajt në Gjakovë.

Ky aktivitet u organizua me qëllim të   promovimit të prodhimeve permitare nga regjioni i Gjakovës , promovimin e varieteteve te reja te prodhimeve permitare (spec, domate, tranguj, etj.), si dhe  promovimin e  inputeve bujqesore sipas standarteve.

Fillimisht për punën dhe përkrahjen e fermerëve nga Komuna e Gjakovës foli Drejtori i Drejtoratit të Bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural, z. Bekim Ermeni, i cili përmendi kapacitetet e Komunës së Gjakovës për zhvillimin e përgjithshëm të bujqësisë.

Në fjalës e saj, Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila tha se me kënaqësi sot ndodhet në mesin e fermerëve për ti inkurajuar ata që të vazhdojnë më tutje me punën e tyre të vlefshme. “Shpresoj që nga dita në ditë në tregun tonë të shohim më shumë produkte kosovare dhe të shfrytëzojmë çdo pëllëmb toke në mënyrën më të mirë të mundshme në mënyrë që të kemi edhe ngritje të exportit në vendet e zhvilluara. Vetëm të organizuar me bashkëpunim të qeverisë qëndrore, kuvendit komunal dhe shoqatave mund të arrijmë të kemi një bujqësi të zhvilluar”, tha ndër të tjera Kryetarja Mimoza Kusari Lila cila njëherësh falenderoj edhe organizatat ndërkombëtare, qeverinë amerikane, qeverinë zvicrane dhe organizatat tjera për fokusin dhe vëmendjen e veçantë që po i kushtojnë zhvillimit të bujqësis.

Në emër të qendrës grumbulluese të pemëve dhe perimeve “Agrocelina”, foli menaxheri z.Feim Rexhepi i cili tha se promovimi i prodhimeve Kosovare ka një rëndësi të veçantë në zhvillimin ekonomik, pasi që me ngritjen e nivelit të exportit drejtëpërsëdrejti ngritet edhe hapsira për vende të reja të punës në lëmin e bujqësisë.

Në fund Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila vizitoi edhe fushat demonstruese duke parë nga afër edhe variatetet e reja të perimtarisë!

Ky aktivitet u organizua nga nga DBPZHR në Komunën e Gjakovës, qendra grumbulluese e pemëve dhe perimeve “Agrocelina”, si dhe nga programi PPSE (Promoting Private Sector Employment).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)