19 Prill 2024

150 koshere me bletë u dhurohen përfituesve të tyre

Mitrovicë, 24 gusht - Në kuadër të projektit për mbështetjen e zhvillimit të bletarisë në Komunën e Mitrovicës,  150 familje të bletëve do t’u shpërndahen sonte përfituesve të tyre, ndërkaq shpërndarja e 51 koshereve të tjera do të bëhet javën e ardhshme.

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nasuf Aliu, tha se vlera e përgjithshme e projektit është 15 mijë euro, të cilat janë siguruar  nga subvencionet e rregullta të Drejtorisë së Bujqësisë, ndërkaq me 4.900 euro kanë participuar përfituesit.  

 “Në këtë projekt kanë aplikuar gjithsejtë 173 bletarë, ndërkaq kanë përfituar 67 prej tyre. Një nga kriteret bazë për përfitim ka qenë njohja dhe posedimi i 5- 29 familje bletësh, si dhe  sikurse participimi në vlerën 74 euro”, tha Aliu.

Shpërndarja e nga tri koshere me bletë do bëhet rreth orës 21.20 në Frashër. Furnizues me bletë është ndërmarrja \"Bletaria\" në Ferizaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)