18 Prill 2024

Në Mitrovicë korrje-shirjet janë realizuar mbi 75 përqind

Prishtinë, 22 korrik - Fermerët mitrovicas janë në vlugun e punës për grumbullimin e bukës së motmotit. Shumica e sipërfaqeve, kryesisht në zonat rrafshore të mbjella me grurë tashmë janë korrur, ndërkohë që po vazhdojnë punët në korrje në pjesët kodrinore të komunës.

Drejtori i Bujqësisë, Nasuf Aliu i shoqëruar nga zyrtarët e Komisionit Komunal për korrje-shirjet, ka inspektuar mbarëvajtjen e tyre në sipërfaqet e mbjella me grurë në fshatin Vidimriq në veri të qytetit.

Në arat e punës ai ka takuar një nga fermerët e dalluar të kësaj komune, Skënder Rexhepin, I cili tha se ka të mbjella me grurë rreth 11 hektarë.

Krahasuar me vitin paraprak, Rexhepi tha se rendimente e grurit këtë vit janë më të ulëta, kryesisht si pasojë e thatësirave.

Drejtori Aliu, inkurajoj fermerin Rexhepi për punën e bërë si fermerë i dalluar, njëherësh premtoj vazhdimin e mbështetjes nga Komuna për fermerët kultivues të grurit.

Ndryshe, sipas kryesuesit të komisionit përgjegjës, Bedri Bajrami, deri më tani në komunën tonë është korrur mbi 75 përqind e sipërfaqes së mbjell me grurë.

“Rendimentet po sillen mesatarisht rreth 3 mijë e 600 kg për hektarë, ndërsa rendimentet në sipërfaqet e mbjell me elb mesatarja sillet rreth 1 mijë e 900 kilogramë për hektarë”, tha Bajrami.

Ndonëse Drejtoria e Bujqësisë për mbjelljeve vjeshtore në komunë kishte planifikuar sipërfaqe prej 1 mijë e 200 hektarë grurë, janë mbjell vetëm 1 mijë e 30 hektarë,  ndërsa me elb ishin planifikuar 35 ndërsa janë mbjell 30 hektarë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)