26 Prill 2024

Fillojnë korrjet e grurit në fshatin Novakë të Prizrenit

Novake, 6 korrik - Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, me rastin e fillimit të korrjes në fshatin Novake në komunën e Prizrenit ka vizituar këtë vend.

Gjatë vizitës së tij Ministri në shtëpinë e Spase Adrejevic ka biseduar me banorët e fshatit Novake rreth asaj se cilat probleme në këtë vend duhet të zhgjidhen në mënyrë që të sigurohen kushte më të mira të jetesës dhe mbijetesës.

Pas duke folur me banorët, Ministri Jevtic në një fushë aty pranë, simbolikisht ka marrë pjesë në fillimin e korrjes, të cilën edhe këtë vit në tërësi ka financuar Ministria për Komuniteteve dhe Kthim, dhe në këtë rast ai tha se Ministria edhe në këtë mënyrë dëshiron të ndihmojë njerëzit që sado kudo të krijojnë ndonjë të ardhur, duke e ditur se situata ekonomike jo vetëm në fshatin Novak, por në të gjitha vendet e kthimit nuk është ideale.

\"Ministria për Komunitete dhe Kthim është duke u përpjekur që edhe pas kthimit i cili ka ndodhur, që edhe pas faktit se janë duke ndërtuar dhe rindërtuar shtëpitë, me këta njerëz të jeni të pranishëm në terren dhe në këtë mënyrë, dhe për të lehtësuar jetën e tyre.\"

\"Pikërisht me kërkesën e këtyre njerëzve, edhe vitin e dytë me radhë, unë do të thoja bashkarisht, kemi hyrë në fillimin e korrjes dhe presim rezultate të mira, sepse vetë e kamë pare se fara është  e cilësisë së lartë. Unë shpresoj që rezultatet e këtij viti për këta njerëz të sjellin të ardhurat që në një farë mase do t’ju lehësoj jetën, që sigurisht nuk është e lehtë, sidomos në kuptimin ekonomik\", tha Ministri Jevtic.

Ministri tha se shpesh viziton të kthyerit dhe se me kënaqësi vjen në Novake, dhe se në bisedën e sotme  konstruktive ka dëgjuar nga benorët se si mund të ju ndihmon, dhe është arritur një marrëveshje e përbashkët për të përcaktuar prioritetet që do të bëhet vitin e ardhshëm, nga të cilat është një rrugë e cila është në gjendje të keqe.

Ministri gjithashtu ka thënë se është detyra e tij që njerëzve të cilët janë në këtë vend t’ju siguroj kushtet minimale për jetë dhe se përveç atyre nga ana e Ministrisë në vitin 2013 u janë siguruar hidroforët, Ministria financiarisht ka ndihmuar projektin e shpuarjes së pusetëve, në mënyrë që problemi i furnizimit me ujë të zgjidhet plotësisht.

Banorët e fshatit Novake kanë thënë se vizita e sotme nga Ministrit Jevtic në fshatin e tyre është edhe gjithashtu mbështetja morale dhe që vizitat e Ministrit janë të rëndësishëm për shkak se në mënyrë konkrete ju del në ndihmë.

Ministri gjatë vizitës së tij vuri në dukje se kur bëhet fjalë për kthimin e të rinjve se për çështje duhet të punojnë intensivisht me të gjithë, sepse kjo është një pyetje e përgjithshme.

\"Ne duhet të punojmë për të siguruar kushte adekuate të jetesës për të rinjtë, në mënyrë që të mbijetohet në vendet e kthimit, sepse kjo çështje është e një rëndësie të madhe\", tha Ministri Jevtic.

Ministria për Komunitete dhe Kthim në fshatin Novake, përveq financimit të korrjes në vitin e kaluar dhe në këtë vit, ka financuar restaurimin e plotë të varrezave në portën e Kishës Svtih Cosma dhe Damian.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)