19 Prill 2024

Fillon fushata e korrje shirjeve

Prishtinë, 3 korrik - Komisioni për monitorimin e fushatës se korrje-shirjeve për vitin 2015 ka mbajtur sot takim, ku ka diskutuar për procesin e korrje-shirjeve.

Në këtë takim u konstatua se tashmë janë pjekur kushtet për fillimin e korrje-shirjeve dhe se tashmë në disa komuna fushata ka nisur me një intensitet me të lartë dhe se do të vazhdojë edhe në komunat tjera.

Nga sot korrje-shirjet po vazhdojnë me ritëm me të madh në Suharekë dhe Prizren.

Komisioni, që përbëhet nga përfaqësues të shoqatave, drejtorive komunale dhe zyrtarë të MBPZHR-së, vlerësoi lartë procedimin e pagesave për përfituesit e subvencioneve për grurë, para se të fillojnë korrje-shirjet.

U tha se kjo ka qenë një lehtësim shtesë për fermerët, krahas rritjes se shumës së subvencionimit, nga 125 në 150 euro për hektarë.

Komisioni në ditët në vazhdim do të monitorojë në gjithë Kosovën procesin e korrje-shirjeve dhe do të nxjerrë raporte javore dhe një raport të përgjithshëm për rendimentet dhe ecurinë e fushatës në përgjithësi.

Kryetar i Komisionit është Isuf Cikaqi, drejtor i Departamentit për Politika Bujqësore dhe Tregjeve në kuadër të MBPZHR-së.

Në Kosovë sivjet janë mbi 84 mijë hektarë tokë të mbjellë me grurë. 

Ndërkaq, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka mbështetur rreth 11 mijë fermerë me subvencione, që në total përkrahja është rreth 6 milionë euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)