29 Mars 2024

Komuna e Mitrovicës vazhdon t’i mbështes fermerët mitrovicas

Mitrovicë, 3 korrik - Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ka vazhduar me mbështetjen e saj ndaj fermerëve të kësaj komune. Në kuadër të projektit për pajisjen e fermerëve me makina mjelëse , sot është bërë shpërndarja e 20 makinave të tilla dhe 10 bidonëve, për fermerët që kanë më shumë se 5 krerë lopë.

Drejtori Nasuf Aliu, ka përgëzuar përfituesit e këtyre pajisjeve, duke vlerësuar se në mesin e shumë aplikuesve kanë përfituar ata që i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara, ndonëse sipas tij, përzgjedhja ka qenë e vështirë nga ana e komisionit, pasi që një numër i madh i fermerëve i kanë plotësuar kriteret.

Njëherësh, ai tha se janë përgatitur edhe projekte të tjera të ngjashme, të cilat do t’u dorëzohen donatorëve, duke shpresuar se që gjatë vitit do të gjenden mundësi për mbështetje edhe të fermerëve të tjerë me pajisje të nevojshme për ta.

Nga ana tjetër, fermerët janë shprehur të kënaqur me pajisjen e tyre me makina mjelëse dhe bidonë, duke e vlerësuar këtë si një lehtësim të madh për punën e tyre. Ata falënderuan Komunën për angazhimin që po tregon në krijimin e kushteve sa më të mira për fermerët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)