23 Prill 2024

Rusia zgjat ndalimin e importit të prodhimeve bujqësore perëndimore

Moskë, 25 qershor - Presidenti rus Vladimir Putin ka zgjatur me një vit ndalimin e importit të prodhimeve bujqësore perëndimore.

Ndalimi, që përfshin kryesisht artikuj ushqimorë të importuar nga SHBA-ja, BE-ja, Australia, Kanadaja dhe Norvegjia do të zgjatet deri në qershorin e vitit 2016.

Në listën e artikujve përfshihen fruta, perime, mish, peshk, qumësht, mish shpendësh dhe prodhime qumështi. Putin tha se ndalimi i importeve është përgjigje ndaj sanksioneve perëndimore, të vendosura për konfliktin në lindje të Ukrainës.

\"Siç propozoi kreu i qeverisë ne do të zgjasim afatin e masava ndaj sanksioneve perëndimore edhe një vit, duke nisur nga dita e sotme. Mendoj se ky do të jetë një udhëzues i mirë për prodhuesit vendës.\"

Në fillim të javës BE-ja zgjati afatin e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë deri në janar të vitit 2016, si masë ndëshkuese për të ndikuar në zgjidhjen e konfliktit në lindje të Ukrainës.

Sanskionet në sektorin e energjisë, mbrojtjes dhe financave ishin reagimi i BE-së ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe përkrahjes së rebelëve në lindje të Ukrainës.

Moska zyrtare i ka mohuar këto akuza të perëndimorëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)