16 Prill 2024

Asgjësohen 5334 kg, pemë dhe perime

Prishtinë, 29 maj - Bazuar në ligjin e Ushqimit sot Inspektorati Fitosanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, nxori vendim për asgjësim të disa llojeve të produkteve ushqimore pemë dhe perime.

 Gjatë inspektimit të kryer në një qendër tregtare në Prishtinë me njoftimin e subjektit afarist për vlerësim të gjendjes shëndetësore të disa produkteve.

Inspektorët vlerësuan se këto produkte kanë humbur vetit e përshtatshmërisë për konsume, ku si rezultat i mos ruajtjes në kushte adekuate ka ardhur deri të faza e fillimit të kalbëzimit. Si të tilla nuk janë të përshtatshme për konsum dhe vendoset që të asgjësohen menjëherë.

Asgjësimi është kryer nën monitorim të inspektorëve të AUV-së në mjetin transportues të kompanisë pastrimi. Mjeti është urdhëruar që menjëherë të shkojë në deponi në Mitrovicë ku edhe do të bëhet groposja sipas kushteve higjiene sanitare të parapara për mos ndotje të ambientit.

Agjencia e Ushqimit  dhe Veterinarisë në secilin rast ku hasen produkte të dyshimta që nuk janë të përshtatshme për konsum do të asgjësohen për të penguar që ato të vijnë deri të konsumatori. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)